What we offer

Sorry, this entry is only available in Albanian. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

Zyra ligjore Tiranë
Programi i Avokatisë dhe Asistencës Ligjore për Personat me Aftësi të Kufizuar” ofron FALAS për të gjithë personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre, këto shërbime:

• Këshillim dhe asistencë ligjore vetëm për çështje që lidhen me fushën e aftësisë të kufizuar.
• Orjentim dhe këshillim mbi proçedurat që duhen ndjekur dhe Institucionet ku duhet të drejtohen për të kërkuar të drejtat e tyre.
• Përfaqësim ligjor në mbrojtje të të drejtave të tyre para organeve të Administratës Publike.
• Avokat falas në sistemin gjyqësor në të gjitha ato raste kur konstatohet shkelje e ligjit, abuzimit dhe mosbatimit të tij vetëm për çështje që lidhen me fushën e aftësisë të kufizuar.
• Ndërgjegjësim ligjor për të gjithë individët, grupet me aftësi të kufizuar dhe persona të interesuar për njohjen e akteve ligjore dhe të drejtave të tyre të parashikuara nga legjislacioni Shqiptar dhe Konventat Ndërkombëtare.
• Ndihmon personat që kanë nevojë, me ekstarkte të akteve ligjore dhe akteve normative si dhe për plotësimin e dokumentave të ndryshme zyrtarë.

 

ZYRA PËR NDIHMË LIGJORE FIER

FSHDPAK për një periudhë 1 vjeçare (Shtator 2017- Shtator 2018) falë mbështetjes financiare të UNDP zyra Shqipëri, bëri të mundur ngritjen pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier “Zyrën për ndihmë ligjore falas për të gjithë individët dhe komunitetet në nevojë”.

Zyra për ndihmë ligjore ofronte falas shërbimet për këto kategori:
– Individë apo familje në gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale (pa të ardhura) apo që jetojnë në zonat e thella malore dhe rurale;
– Viktima të dhunës me bazë gjinore apo dhunës në familje;
– Individë apo familje të diskriminuara për shkak të përkatësisë fetare, përkatësisë kombëtare (etnike), për shkak të racës, për shkak të orientimit seksual, për shkak të gjëndjes ekonomike apo sociale etj;
– Individë apo familje të komunitetit Rom apo Egjiptian;
– Individë me aftësi të kufizuar, familjarët apo kujdestarët e tyre;
– Individë që jetojnë apo ndodhen përkohësisht në qendrat sociale apo rehabilituese, në qendra shëndetësore (spitale), shtëpitë e të moshuarve, apo në ambjentet e paraburgimit dhe të burgimit.

Shërbimet ligjore falas

Ndër shërbimet bazë që ofroi zyra për ndihmë ligjore ishte dhënia e ndihmës parësore dhe ndihmës dytësore.
Dhënia e ndihmës parësore konsistonte në:
– Dhënien e informacionit në lidhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Shqipërisë;
– në hartimin dhe plotësimin e kërkesave, aplikimeve, formularëve, ankesave, ankimeve administrative, kërkesë-padive, apelimeve apo formave të tjera të ndihmës juridike;
– në dhënien e këshillimit ligjor mbi çështje juridike të natyrës civile, penale, administrative, familjare apo fusha të tjera juridike;
– në dhënien e informacionit në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e individëve, si dhe ushtrimin e këtyre të drejtave, në procesin administrativ apo atë gjyqësor;
– në dhënien e këshillimit ligjor mbi mjetet për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve me natyrë ligjore;
– në dhënien e të gjitha formave të tjera të mbështetjes të nevojshme juridike përfshirë edhe edukimin ligjor të publikut.

Ndërkohë që ndihma dytësore ose mbrojtja me Avokat në procesin gjyqësor u ofrua nga kjo zyrë vetëm në raste shumë strategjike dhe specifike, për çështje që do të kenë për qëllim ndryshimin e praktikave ligjore apo gjyqësore për një komunitet më të gjerë individësh.
Zyra ushtroi aktivitetin në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore, Bashkinë Fier dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, me të cilat u nënshkrua edhe një marrëveshje tri palëshe. Gjithashtu zyra bashkëpunoi ngushtësisht me përfaqësues të zyrës së Avokatit të Popullit, përfaqësues të zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe Organizata të Shoqërisë Civile të cilat mbrojnë interesat e komuniteteve në nevojë.

 

Statistika

Për gjatë periudhës 1 (një) vjeçare të funksionimit të “Zyrës për ndihmë ligjore falas për të gjithë individët dhe komunitetet në nevojë” pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në total 335 raste u asistuan nga dy Avokatët e kësaj zyre, nga të cilat:

• Gra të dhunuara/ dhunë në familje – 54 raste;
• Persona me aftësi të kufizuara – 47 raste;
• Persona në vështirësi ekonomike – 119 raste;
• Komuniteti Rom dhe Egjiptian – 74 raste;
• Pensionist – 41 raste.


Aksesi në Drejtësi i PAK

Aksesi në drejtësi është një e drejtë themelore dhe një parakusht i domosdoshëm për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
FSHhDPAK prej muajit Dhjetor 2017 është duke zbatuar projektin “Akses efektiv në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara” si pjesë e programit “Angazhim qytetar për një sistem gjyqësor funksional dhe akses në drejtësi në Shqipëri” me mbështetjen financiare të “Bashkimit Evropian” dhe i zbatuar nga “Save the Children” në partneritet me “Qendrën e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara”.
Në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti janë realizuar 5 ditë trajnimi me përfaqësues të insitutcioneve të drejtësisë në qytetet Tiranë, Durrës, Lezhë, Burrel dhe Gjirokastër. Në total 72 përfaqësues të Gjykatës së Lartë, Gjykatave së Rretheve Gjyqësore, Gjykatave Administrative, Gjykatave të Apelit dhe Gjykatave të Apelit Administrative, përfaqësues të Prokurisve të Rretheve, të Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen kundër Diskriminimit dhe të “ZABGj- Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor” morën pjesë. Një vëmëndje e veçantë në ditën e trajnimit ju kushtua standarteve që gjyqtarët dhe prokurorët duhet të aplikojnë në kuadër të kërkesave për kufizimin apo heqjen e “zotësisë juridike për të vepruar”, si dhe krijimin e lehtësirave adminsitrative dhe financiare gjatë procesit civil dhe penal në mënyrë të veçantë për palët me nevoja të veçanta intelektuale dhe ndijore.
Gjatë muajit Shtator dhe Tetor, 5 ditë trajnimi janë realizuar në qytetet Tiranë, Durrës, Lezhë, Burrel dhe Gjirokastër me përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, Organizata të PAK dhe që punojnë për PAK, si dhe vetë familjarë dhe PAK aktiv në këto qyetete. Këto ditë trajnimi u përqendruar në rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me standartet kombëtare dhe ndërkombëtare të aksesit në drejtësi.