Employment Service

Sorry, this entry is only available in Albanian. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

Shërbimi për punëkërkuesit me aftësi të kufizuara

Është krijuar një model i shërbimit të specializuar të punësimit për punëkërkues të papunë me aftësi të kufizuara i cili përfshin informim, vleresim, trajnim, këshillim dhe ndërmjetësim për punësim, formim profesional e praktika pune për punëkërkues të papunë me aftësi të kufizuara kryesisht të të rinjëve me aftësi të kufizuara, në mënyrë të vecantë të vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan. Nëpërmjet shërbimit të specializuar të punësimit janë mbështeur rreth 700 persona me aftësi të kufizuara, prej te cileve 350 femra, punëkërkues të papunë, pjesmarrës në një cikël të plotë të këshillimi për punësim të ofruara nga 14 trajnerë të trajnuar për të ofruar këtë shërbim, dhe janë punësuar 208 persona me aftësi të kufizuara punëkërkues të papunë, prej te cileve 96 femra, 35 të tjerëve/18 femra u janë ofruar mundësi stazhi dhe 217, prej te cileve 155 femra, janë ndihmuar për të ndjekur kurse te formimit profesional.

Shërbimi për punëdhëdhësit

Shërbimet që sigurohen per punëdhëdhësit përfshijnë; paraqitje dhe përshkrim i kandidatëve potencialë, informim mbi kuadrin ligjor që garanton punësimin e personave me aftësi të kufizuara si edhe mbi detyrimet e punëdhënsit për të garantuar punësim të personave me aftësi të kufizuara, këshillim mbi ofrimin e akomodimit/përshtatjes së arsyeshme në të gjitha fazat e punësimit të një personi me aftësi të kufizuara, përfshirë në procesin e intervistimit, punësimit, përshtajen e vendit të punës dhe ambjenteve, procesit të punës, ambjenteve apo trajnimit të vazhdueshëm në punë, njohjen me programet e posacme të punësimit të ofruara përmes zyrave të punësimit(VKM nr 248 në zbatim të Ligjit për nxitjen e punësimit), kontakte e këshillim në vazhdimësi si edhe ofrim të trajnimeve për stafet e kompanive/institucioneve mbi cështje që lidhen me ndërveprimin me persona me aftësi të kufizuara në një ambjent pune, terminologjinë, cështje të etikës etj..