Misioni, vizioni (historik)

FSHDPAK është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, themeluar nga OXFAM GB në vitin 1994.

Programet e FSHDPAK, synojnë të rrisin shanset e personave me aftësi të kufizuara për t’u integruar në jetën sociale dhe ekonomike të vendit, përmes respektimit dhe mbrojtjes të së drejtave të tyre.
Që nga krijimi i tij, FSHDPAK ka funksionuar si qendër koordinimi për ndermarrjen e nismave më madhore në ndikim të përmirësimit të cilësisë së jetës për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.
Për të përmbushur misionin tonë, ne punojmë së bashku me dhe pa aftësi te kufizuar. Mbeshtetja e vazhdueshme që ne kemi nga organizata, donatorë, institucione shtetërore, na ndihmon të përmirësojmë punën tonë, të jemi sa më pranë nevojave urgjente të klientëve tanë dhe komuniteteve për të cilat ne punojmë.

Misioni
Promovim i shanseve të barabarta dhe mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara me synim përmiresimin e cilësise së jetës për ta dhe për familjet e tyre.