Kuadri Ligjor

Ndërhyrjet e projektit kanë influencuar përmirësimin dhe zbatimin e legjislacionit përmes një procesi të vazhdueshëm avokatie të bazuar mbi punën kërkimore, këshillimin dhe ekspertizën teknike dhe ligjore.

Projekti publikoi vlerësimin e parë në vend për politikat dhe legjislacionin shqiptar për punësim, përfshirë matjen e nivelit të zbatimit në të dy sektorët publikë dhe privatë. Bazuar në këtë vlerësim, Inspektorati Shtetëror i Punës,në Korrik 2012 lëshoi një urdhër të detyrueshëm për të gjitha zyrat e tij rajonale, përmes të cilit u kërkon inspektorëve të fillojnë inspektimin mbi zbatimin e kuotës egzistuese të punësimit të njerëzve me aftësi të kufizuara (4% e të gjithë të punësuarëve). Projekti gjithashtu ka realizuar një paketë me rekomandime për aktet nënligjore, të cilat janë konsultuar me të gjitha palët e interesuara.Si rezultat i një procesi të vazhdueshëm avokatie, Qeveria Shqiptare ka marrë në konsideratë disa nga këto propozime, pjesë e paketës së prezantuar, ku ndër më të rëndësishmet mund të përmenden, VKM nr 248, datë30 Prill 2014, në zbatim të Ligjit për Nxitjen e Punësimit dhe Ligji nr. 47/2014, për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9355, datë 10.3.2005, për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore. Këto ndërhyrje ligjore mbështesin individin punëkërkues të papunë me aftësi të kufizuara si edhe subjektet punëdhënëse në përpjekjet për punësim. Ndërsa në Korrik Parlamenti Shqiptar aprovon Ligjin Nr. 93/2014 Për Përfshirjen Sociale dhe Aksesueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufizuara për të cilin gjithashtu janë dhënë rekomandime. Janë dhënë rekomandime për Kodin e Punës si edhe për Ligjin për Nxitjne e Punësimit i cili është ende draft e në proces konsultimi. Përmes një studimi mbi impaktin e zbatimit të VKM nr 248, datë 30 Prill 2014, në zbatim të Ligjit për Nxitjen e Punësimit, i cili përfshin edhe një analizë të praktikave të vendeve të rajonit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, FSHDPAK ka ofruar në Maj të vitit 2017 dhe po dialogon me Qeverinë Shqiptare, MFE dhe MSHMS, mbi disa rekomandime që do të nxisin garantimin e rehabilitimit dhe formimit profesional dhe punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Gjatë vitit 2018 janë realizuar edhe 2 raporte monitorimi, që kanë në fokus çështjet e punësimit të personave me aftësi të kufizuara ne Shqipëri, raporti mbi Vlerësimin e efektivitetit të shërbimeve të punësimit për personat me aftësi të kufizuara, i cili evidenton qartësisht mangësitë apo problematikat, si praktike apo ligjore, që sistemi aktual i shërbimeve të punësimit paraqet aktualisht, si edhe raporti “Mbi zbatimin e sistemit të kuotës për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara nga institucionet publike”. Të dy raportet tregojnë se punësimi i personave me aftësi të kufizuara, ende mbetet sfidë.

Kodi i Punës 2016

LIGJI PËR NXITJEN E PUNËSIMIT Nr.7995, datë 20.9.1995

LIGJ PËR PUNËKËRKUESIT Nr. 146/2015

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR PUNËSIM DHE AFTËSI 2014-2020

Vendim nr. 48 datë 15.11.2013 (V-48/13)

Vendim për programin e nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara Nr. 248, datë 30.04.2014