Vendimmarrja e mbështetur

Projekti “PERSON” (Partneritet për të Siguruar Mbështetje për Reformat në Vendet e Tjera) FSHDPAK në kuadrin e Projektit “PERSON”, mbështetur financiarisht nga Instrumenti i para aderimit (IPA), për periudhën Janar 2016 – Dhjetor 2016, hartoi një raport kombëtar mbi zotësinë juridike për të vepruar dhe të kujdestarisë ligjore i cili adreson të gjitha pikat kyçe për reformën ligjore dhe ka prodhuar gjithashtu disa fletë informacioni të cilat i janë vënë në dispozicion ekspertëve ligjorë dhe joligjorë.

FSHDPAK gjatë 2016 bërë gjithashtu tre parashtrime drejtuar Komisionit të Reformës në Drejtësi të cilat lidhen me zotësinë juridike për të vepruar të personave me aftësi të kufizuara:

  • Çështja e parë thekson se në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë personave me aftësi të kufizuara me vendim të formës së prerë të gjykatës i hiqet e drejta për të votuar;
  • Çështja e dytë thekson se Kushtetuta nuk përfshin aftësinë e kufizuar në parimin e përgjithshëm që ndalon diskriminimin;
  • Çështja e tretë thekson se Kushtetuta përdor terma shumë të vjetëruara dhe gjuhë fyese në lidhje me personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe me probleme të shëndetit mendor.

FShDPAK ka përfituar nga partneriteti i krijuar përmes projektit PERSON për të marrë e ndarë njohuri dhe eksperienca me partnerët në këtë projekt. Gjatë projektit FShDPAK ka përdorur përvojat e vendeve të tjera për të monitoruar zhvillimet në legjislacion dhe në politikën ndërkombëtare dhe të përdorin këtë ekspertizë ndërkombëtare në vendin tonë përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe përmes ofrimit të trajnimeve mbi zotësinë juridike për të vepruar për institucionet vendore. Konferencat dhe seminaret bënë të mundur që këto njohuri ndërkombëtare të sillen në vëmendjen e aktorëve kyç në vendin tonë.

FShDPAK gjatë këtij projekti e ka konsideruar si veçanërisht të rëndësishme ngritjen e profilit të organizatës si eksperte në fushën e zotësisë juridike për të vepruar të personave me aftësi të kufizuara në mënyrë që të kuptohen nga të gjithë aktorët implikimet e nenit 12 të “Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara” dhe të zëvendësohen sistemet e vjetëruara siç është kujdestaria ligjore.

Në Shqipëri organizatat e prindërve nuk janë në dijeni të implikimeve të nenit 12 dhe duke pasur parasysh mungesën e alternativave të kujdestarisë për anëtarë të familjes së tyre shfaqin rezistecë ndaj advokimit për të shfuqizuar dispozitat e kujdestarisë ligjore. Në përgjigje, FSHDPAK ka punuar me organizatat e personave me aftësi të kufizuara, grupet e interesit, prindërit dhe të tjerë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të siguruar mbështetjen e tyre dhe paradigmën e re që sjell konventa në lidhje me zotësinë juridike për të vepruar dhe njohjen e barabartë para ligjit të personave me aftësi të kufizuara mendore.