Raporte

Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Protokolli i saj Opsional (A/RES/ 61/106) u miratua më 13 Dhjetor 2006 në Nju Jork dhe u hap për ratifikim më 30 Mars 2007. Kjo Konventë është traktati i parë gjithëpërfshirës i të drejtave të njeriut i shekullit 21 dhe është konventa e parë e të drejtave të njeriut që është e hapur për nënshkrim edhe nga organizatat rajonale të integrimit. Konventa hyri në fuqi më 3 Maj 2008.

Konventa ka si qëllim ndryshimin e qëndrimeve dhe qasjet ndaj personave me aftësi të kufizuara. Konventa sjell një qasje të re ndaj personave me aftësi të kufizuara duke mos adresuar ata si “objekte” të bamirësisë, trajtimit mjekësor dhe mbrojtjes sociale por duke i parë personat me aftësi të kufizuara si “subjekte” me të drejta, të cilët janë në gjendje të kërkojnë ato të drejta dhe të marrin vendime për jetën e tyre bazuar në pëlqimin e tyre të lirë dhe të plotë, si dhe duke qenë anëtarë aktivë të shoqërisë.

Konventa është menduar si një instrument i të drejtave të njeriut me një dimension të qartë të zhvillimit shoqëror. Ajo miraton një kategorizim të gjerë të personave me aftësi të kufizuara dhe riafirmon që të gjithë personat me të gjitha llojet e aftësisë së kufizuar duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Konventa u negociua gjatë tetë sesioneve të Komitetit Ad Hoc të Asamblesë së Përgjithshme nga 2002 në 2006, duke e bërë atë traktatin më të shpejtë të negociuar për të drejtat e njeriut.

Konventa është ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin Nr. 108/2012 “Për ratifikimin e Konventës së OKB-së “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”  http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2012/PDF-2012/157-2012.pdf