Historik

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FSHDPAK) me mbështetjen financiare të USAID Shqipëri është duke zbatuar projektin “Qeverisja e mirë në kontekstin e aftësisë të kufizuar”.
Pjesë e aktiviteteve të këtij projekti janë edhe realizimi i dy seancave trajnimi me përfaqësues të institucione qëndrore dhe vendore sa i përket kuadrit ligjor të përgjithshëm dhe specifik që garanton transparencën dhe llogaridhënien në informacion dhe konsultimin publik, në kontekstin e aftësisë të kufizuar.
Gjatë seancave të trajnimit do të keni mundësi të njiheni me pratikën ndërkombëtare si dhe me detyrimet ligjore që sanksionon kuadri ligjor Shqiptar në lidhje me dhënien e informacionit publik sipas formës dhe formateve lehtësisht të arritshme nga të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuar. Pjesë e materialeve të këtij trajnimi do të jetë edhe shpërndarja e një “Guide udhëzuese” mbi elementët e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar në proceset e informimit dhe konsultimit publik.