Në Janar 2023, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara së bashku me organizatat partnere në Ballkanin Perëndimor, HANDIKOS Kosova, Polio Plus Maqedoni dhe Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë, kanë filluar zbatimin e projektit "Aleancat e Aftësisë së Kufizuar për Zhvillimin e Reformave Gjithëpërfshirëse në Rajon" (DADIRR), i cili zbatohet në kuadër të programit rajonal SMART Balkans..
Programi rajonal, SMART Balkans – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor i cili synon forcimin e demokracive pjesëmarrëse dhe proceseve integruese euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile dhe rrjetet e OSHC-ve për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Kosove, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi, financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze dhe po zbatohet nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (Centar za promociju civilnog društva - CPCD), në bashkëpunim me organizatat partnere nga Shqipëria – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Maqedonia e Veriut – Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM).
Projekti "Aleancat e Aftësisë së Kufizuar për Zhvillimin e Reformave Gjithëpërfshirëse në Rajon". (DADIRR), i cili zbatohet në kuadër të programit rajonal SMART Balkans synon përmbushjen e objektivave të mëposhtëm:
Objektivi i përgjithshëm: Të kontribuojmë në mirëqeverisjen, demokracinë përmes proceseve pjesmarrëse dhe për një shoqëri gjithëpërfshirëse drejt integrimit Euro-Atlantik të vendeve të Ballkanit duke fuqizuar bashkëpunimin rajonal të organizatave të aftësisë së kufizuar dhe pjesëmarrjen e tyre në proceset e vendimmarrjes dhe politikëbërjes.
Objektivi specifik: Të forcohet një rrjet i pavarur rajonal i organizatave të aftësisë së kufizuar dhe autoriteteve publike në 3 vendet e Ballkanit Perëndimor, për të avancuar çështjet e aksesueshmërisë dhe pjesëmarrjes në jetën politike dhe publike, për të garantuar harmonizimin dhe zbatimin e legjislacionit dhe politikave kombëtare në përputhje me Konventën e KB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara(KDPAK), Strategjinë Evropiane të Aftësisë së Kufizuar 2021-2030.
Objektivat sipas komponenteve të projektit:
- Të promovojë integrimin e mekanizmave të vetë-rregullimit duke përgatitur raporte për pajtueshmërinë dhe harmonizimin e legjislacionit në fushën e aksesueshmërisë dhe pjesëmarrjes në jetën politike e publike;
- Të inkurajojë bashkëpunimin dhe partneritetin mes organizatave të personave me aftësi të kufizuara në nivel kombëtar dhe rajonal, dhe qeverive për të përgatitur rekomandime për harmonizimin e legjislacionit me KDPAK; dhe
- Të promovojë politika efektive të avokimit, mbikëqyrjes së qeverisë, llogaridhënies dhe transparencës duke krijuar Grupe Parlamentare për Lobim për Aftësinë e Kufizuar (PLG) në tre vendet e Ballkanit Perëndimor ku po zbatohet projekti;
FSHDPAK dhe partnerët e projektit nga 3 vende të BP, do të kombinojnë kapacitetet e tyre operacionale në një përpjekje të përbashkët për të ndihmuar organizatat e përkushtuara për përmbushjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në 3 vende të BP për të zhvilluar marrëdhënie pune, kapacitete rrjetëzimi dhe nëpërmjet vlerësimit të legjislativ dhe avokimit për politika në fushën e aksesueshmërisë dhe pjesëmarrjes politike dhe publike, t’i fuqizojnë ato që të angazhohen në mënyrë konstruktive me qeveritë për të adresuar sfidat kryesore me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara. Duke krijuar shkëmbime rajonale ndërmjet Grupeve Legjislative të Punës (GLP) dhe Grupeve Lobuese Parlamentare (GLP), DPO-t do të rrisin pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse, do të ndërmarrin politika efektive dhe avokim legjislativ dhe do të angazhohen, për të rritur llogaridhënien e qeverive të tyre kombëtare për të ndërrmarë reforma politike dhe ekonomike në lidhje me aftësinë e kufizuar, duke i përgatitur ata për të drejtat dhe detyrimet që vijnë me Axhendën e Reformës Evropiane dhe anëtarësimin në BE.
Koordinatori i Projektit
Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Website: www.adrf.al
Partnerët e Projektit
Albanian National Association of Deaf
Website: www.anad.al;
HANDIKOS Kosovo
Website: www.handi-kos.org;
Polio Plus – movement against disability
Website: www.polioplus.org.mk;
Raporte & publikime
Personat me aftësi të kufizuara aksesueshmëria dhe pjesëmarrja në jetën publike dhe politike - Raporti mbi përputhshmërinë dhe harmonizimin e kornizës ligjore dhe institucionale në shqipëri me konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara - Lexo më shumë
Analiza e përputhshmërisë së kuadrit ligjor të shqipërisë me konventën e kombeve të bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara - aksesueshmëria dhe pjesëmarrja në jetën publike dhe politike (raport – lehtësisht i lexueshëm) - Lexo më shumë
Raporti i perpuethshmerise me CRPD - Shiko video