Barrierat e krijuara për shkak të COVID -19, janë disa nga ato barriera që po u tregojnë sot të gjithëve se sa vështirësi përjetojnë personat me aftësi të kufizuara në çdo ditë të jetës së tyre.
Mungesa e komunikimit dhe informacionit të përshtatur, sipas nevojave për shkak të llojit të aftësisë së kufizuar, janë ndër barrierat më kryesore me të cilat po ndeshen personat me aftësi të kufizuara në këtë periudhë pandemie.
Këto barriera janë evidentuar si një ndër gjetjet kryesore edhe të raportit të monitorimit të realizuar nga ADRF në partneritet me organizatën World Vision in Albania and Kosovo dhe MEDPAK në kuadër të zbatimit të projektit “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Për më shumë detaje në lidhje me Raportin e Monitorimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar (2016-2020) dhe rekomandimet mund të lexoni këtu