Me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar, gjatë periudhës Tetor 2010 – Nëntor 2019, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, zbatoi projektin“Fuqizim Ekonomik për Personat me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri”, si një nga projektet thelbësor e më të qëndrueshëm në fushën e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri.
SLID “Integrimi social përmes punës për njerëzit me aftësi të Kufizuara” është një projekt që u zbatua nga 11 partnerë , në kuadrin e programit IPA -Adriatik - Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar, në vendet e pellgut të Adriatikut, dhe përfshiu Kroacinë, Italinë, BiH, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Me mbështetjen e Renovabis, FSHDPAK punoi përgjatë vitit 2015, për të hartuar një mjet vlerësimi të bazuar në pikat e forta/ aftësitë, me fokus identifikimin e funksioneve dhe nevojat për mbështetje për VET dhe edukim, drejt një përvoje të suksesshme pune për personat me aftësi të kufizuara.
Në kuadrin e zbatimit të komponentit të Projektit Albvet mbi Përfshirjen Sociale, Swiss Contact, diskutoi me FSHDPAK qasjen/modelin zvicerian të “Ciklit të Këshillimit drejt Punësimit”, të cilin FSHDPAK e konsideroi si mjaft të dobishëm dhe të nevojshëm për të nxitur dhe lehtësuar procesin e përfshirjes sociale të grupeve të përjashtuara, përfshirë personat me aftësi të kufizuara, përmes formimit profesional dhe punësimit. FSHDPAK ju përgjigj pozitivisht ftesës për tu përfshirë në program.
Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara me mbështetjen e Fondacionit Vodafone Albania përfundon me sukses zbatimin e projektit “Punësimi dhe Formimi Profesional i Personave me Aftësi të Kufizuara”.