Shërbimi i Punësimit  me Mbështetje konsiston  në disa elemente:

1. Informim dhe orientim / trajnim  për aftësi që lidhen me përgatitjen për  tregun e punës përmes angazhimit dhe ndërveprimit me personin(personat) me aftësi të kufizuara.

Tematika që trajtohet në fazën e informimit, orientimit e trajnimit:

  • Koncepti i Punësimit  të Mbështetur
  • Metodat e planifikimit individual të zhvillimit të karrierës dhe integrimit shoqëror përmes punësimit
  • Aftësimi për  vendin e punës
  • Metoda të kërkimit, gjetjes dhe fitimit të një vendi pune, vendosja e një marrëdhënie besimi me punëdhënësin
  • Informacioni ligjor mbi integrimin në punë, përfshirë informacion në lidhje me akomodimin/përshtatjen e arsyeshme;
  • Menaxhimi i konflikteve dhe mbështetje  për siguri e qëndrueshmëri në punë;

2. Profilizimi profesional  përmes vetëvlerësimit dhe vlerësimit nga punonjësit mbështetës/ këshilluesit për punësim

3. Ndërmjetësimi për punësim, gjetjen dhe sigurimin e vendit të punës. 

4. Informim, këshillim, trajnim për punëdhënësit  për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Vlerësim i ambjentit dhe procesit të punës; paraqitje dhe përshkrim i kandidatëve potencialë; informim mbi kuadrin ligjor që garanton punësimin e personave me aftësi të kufizuara si edhe mbi detyrimet e punëdhënsit për të garantuar punësim të personave me aftësi të kufizuara; këshillim mbi ofrimin e akomodimit/përshtatjes së arsyeshme në të gjitha fazat e punësimit të një personi me aftësi të kufizuara; përfshirë në procesin e intervistimit; punësimit; përshtajen e vendit të punës dhe ambjenteve, procesit të punës, ambjenteve apo trajnimit të vazhdueshëm në punë, njohjen me programet e posacme të punësimit të ofruara përmes zyrave të punësimit(VKM nr 248 në zbatim të Ligjit për nxitjen e punësimit); kontakte e këshillim në vazhdimësi si edhe ofrim të trajnimeve për stafet e kompanive/institucioneve mbi cështje që lidhen me ndërveprimin me persona me aftësi të kufizuara në një ambjent pune, terminologjinë, cështje të etikës etj..

 5. Ndihmë  dhe ndjekje në vazhdimësi  gjatë fazës së punësimit - mbështetje në fazën e hyrjes/ vendosjes në një pozicion pune, për zhvillimin profesional dhe integrimin  personal;

6. Këshillim  dhe mbikqyrje - monitorim afatgjatë (këshillim / kontakte me punëdhënësit;  këshillim/ kontakte me punëmarrësin; asistencë  në situata konflikti etj.

  • Avantazhi i këtij shërbimi : është një shërbim i personalizuar- qasja e trajtimit ka në qëndër dhe përqendrohet  tek  individi;
  • Grupi i synuar: të gjitha kategoritë e PAK, veçanërisht  të rinjtë me aftësi të kufizuara në fazën e tranzicionit nga shkolla në punë;