FSHDPAK/ADRF po zbaton një nismë të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, përmes skemës së granteve të vogla të komisionit për demokraci, e cila do të fokusohet kryesisht tek punëdhënësit, për t’i pajisur ata me njohuri ligjore dhe mjete për të krijuar profile pune dhe për të realizuar përshtatjen e arsyeshme për kandidatë me aftësi të kufizuara, duke i mbështetur në këtë mënyrë ata, që të respektojnë detyrimin e kuotës së punësimit për ta. Do të ofrohet mbështetje individuale/e përshtatur për secilin nga 50 punëdhënësit e synuar.

Në Janar 2023, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara së bashku me organizatat partnere në Ballkanin Perëndimor, HANDIKOS Kosova, Polio Plus Maqedoni dhe Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë, kanë filluar zbatimin e projektit "Aleancat e Aftësisë së Kufizuar për Zhvillimin e Reformave Gjithëpërfshirëse në Rajon" (DADIRR), i cili zbatohet në kuadër të programit rajonal SMART Balkans..

Që nga muaji Maj i vitit 2022, FSHDPAK po punon për zbatimin e projektit “ Informim dhe fuqizim i personave me aftësi të kufizuara për të kërkuar dhe për të marrë shërbime të kujdesit shoqëror”.  Ky projekt po zbatohet në kuadër të Programit “Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind 2” - Program i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Projekti synon të fuqizojë personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht ata që jetojnë në zona të largëta dhe rurale, në bashkitë Rrogozhinë, Divjakë, Patos, Krujë, Kamëz që të ngrejnë zërin dhe të angazhohen vazhdimisht në proceset vendimmarrëse që rezultojnë në një akses më të mire në shërbime cilësore për veten dhe anëtarët e familjes së tyre.Ndërkohë, projekti synon të forcojë kapacitetet e komisioneve multidisiplinare të vlerësimit të aftësisë së kufizuar në pesë qarqe ku ato janë ngritur, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë dhe Vlorë, për vlerësimin e nevojave të personave me aftësi të kufizuara për pajisje lëvizëse dhe më pas sigurimin e tyre.

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi së bashku me Bashkinë e Tiranës po zbatojnë projektin “Përfshirja Sociale e Personave me Aftësi të Kufizuara përmes Punësimit”, brenda një kuadri kohor prej 26 muajsh, me mbështetjen financiare të Bashkimi Evropian në Shqipëri. Projekti synon forcimin e kapaciteteve në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor për të mbështetur në mënyrë efektive aksesin dhe gjithëpërfshirjen e qytetarëve me aftësi të kufizuara në programet dhe shërbimet shoqërore dhe ato të punësimit. Kjo do të arrihet përmes ndërtimit të një partneriteti strategjik dhe operacional ndërmjet bashkive, agjencive publike dhe jopublike për të njohur dhe integruar praktikën inovative të Shërbimit të Punësimit të Mbështetur (ShPM), për të kontribuar në përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara përmes punësimit.

“Dialog për plane sociale gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara”,  është njwë projekt që Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF), po zbaton si pjesë e projektit të organizatës “Co-Plan- Instituti për Zhvillimin e Habitatit”, “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri (ideAL)”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Platforma on-line (www.platforma-pak.al) është krijuar në kuadrin e projektit “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri” i zbatuar nga World Vision Shqipëri (WV), në bashkëpunim me “Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara” (ADRF) dhe me organizatën “Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të kufizuara” (MEDPAK), me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian (BE) .

Westminster Foundation for Democracy (WFD), në koordinim me Ambasadën Britanike në Tiranë, po zbaton projektin “Mbështetje për Zgjedhje Gjithëpërfshirëse në Shqipëri”. Qëllimi i projektit është të nxisë e mundësojë të dhëna të vlefshme, analiza dhe informacion, lidhur me përfshirjen e të rinjve, grave dhe personave me aftësi të kufizuara në procesin zgjedhor të 25 Prillit 2021. .

Në kuadrin e "Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara" “Askush të mos Mbetet Pas”, FSHDPAK po implementon një projekt, i cili synon të sigurojë që anëtarët e Grupit  Ndërministror  të Punës  për" Një mjedis të arritshëm për të gjithë " të jenë të mirëkordinuar dhe të udhëzuar për zbatimin, monitorimin dhe raportimin me sukses të Planit Tre-vjeçar të Veprimit për Aksesueshmërinë, për të kontribuar në heqjen e barrierave për personat me aftësi të kufizuara, për përfshirjen sociale të tyrë në jetën e vendit.

Në  Mars 2020, FSHDPAK, sëbashku me organizatat partnere  në rajon, Agencia për Bashkëpunim, Edukim dhe Zhvillim(ACED) në Bosnjë  Hercegovinë, Forumi i Pavarur Ballkanik për Aftësinë e Kufizuar,  Qendra për Jetesë të Pavaruar,  (CIL) në Serbi, Shoqata e Para dhe tetraplegjikëve(SUPCG) në Malin e Zi, POLIO PLUS në Maqedoni dhe  Qëndra e Informacionit për Personat me Aftësi të Kufizuara LOTOS (LOTOS) në Bosnjë Hercegovinë,  dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka filluar të zbatojë projektin “Lëvizja e Aftësisë së Kufizuar për Integrimin Evropian të Vendeve të Ballkanit  Perëndimor”, i cili ka për qëllim të  kontribuojë për një demokraci të qëndrueshme dhe pranimin në BE të vendeve të Ballkanit, përmes fuqizimit të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat e Grave Rome (QDGR) dhe Aleancën kundër Diskriminimit të Komunitetiti LGBT (Aleanca LGBT) po zbatojnë projektin “Promovimi i të drejtave të grave, nga grupet e pafavorizuara, për informim mbi shërbimet e ofruara për gratë e dhunuara, dhe për akses në këto shërbime”, projekt i cili zhvillohet në kuadër të inisiativës “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, Zbatojmë Standartet, Ndryshojmë Mendësitë”, financuar nga Komisioni Europian dhe zbatuar nga UN Women.

Që prej muajit Prill 2019, FSHDPAK po zbaton projektin  “Policimi në Komunitet dhe Aftësia e Kufizuar - Partneritet për Përfshirje”, me mbështetjen e FCG Swedish Development AB/PMT dhe përmes financimit të Qeverisë Suedeze. Iniciativa synon të përmirësojë marrëdhëniet dhe të nxisë bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe komunitetit të personave me aftësi të kufizuara, për të garantuar akses dhe gjithëpërfshirje.

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FSHDPAK) me mbështetjen financiare të UNDP/Agjencië Austriake për Zhvillim (ADA) ofron ndihmë ligjore falas, pranë Gjykatës së Rrethit Fier për:

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FShDPAK) që prej vitit 1996 vijon ofrimin e shërbimit të karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuara, në të gjithë vendin. Personat me aftësi të kufizuara kanë përfituar këtë shërbim që prej vitit 2017 dhe në vazhdim falë mbështetjes së Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ( LDS ) dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes Qarkut Tiranë.

Projekti “ Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri” i mbështetur nga Bashkimi Evropian që po zbatohet në partneritet nga organizatat World Vision Albania (WVA), Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FShDPAK) dhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK ) synon të krijojë dhe fuqizojë rrjete të organizatave të shoqërisë civile, organizatave të personave me aftësi të kufizuara si dhe individëve me aftësi të kufizuara, në rajonet Berat, Korçë, Lezhë dhe Dibër me qëllim aftësimin e tyre për të luajtur një rol aktiv si; (1) vëzhgues të zbatimit të politikave dhe kuadrit ligjor në nivel qëndror dhe lokal; (2) pjesëmarrës aktiv në vendimarrje kur hartohen politika dhe planifikohen buxhete për aftësinë e kufizuar; (3) lobues dhe mbrojtës të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara kur këto të drejta nuk garantohen apo cënohen.

Përmes një granti nga UNDP, FSHDPAK po eksploron mundësitë brenda programit të punësimit të FSHDPAK, por gjithashtu  për të rritur ndërgjegjësimin mes  OJF-ve të tjera në sektorin e aftësisë së kufizuar, për të krijuar një ndërmarrje sociale si një mundësi për të adresuar një kauzë sociale, siç është punësimi, si dhe për të garantuar qëndrueshmërinë.

Që nga Dhjetori i vitit 2017, përmes  projektit “Fuqizimi i Njerëzve me Aftësi të Kufizuara përmes Informimit dhe Ndërgjegjësimit”,  FSHDPAK,  me mbështetjen dhe në bashkëpunim me PNUD  po punon që  të fuqizojë njerëzit me aftësi të kufizuara në Bashkitë Dibër, Urë Vajgurore dhe Përmet, me qëllim që ata TË KËRKOJNË dhe TË MARRIN/PËRFITOJNË SHËRBIMET E DUHURA SOCIALE nga autoritetet lokale, duke kontribuar, kështu, në përfshirjen e tyre sociale. Ky projekt po zbatohet në kuadër të Programit “Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind” - Program i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).