Që prej vitit 2010, FSHDPAK po punon për të identifikuar çështjet që lidhen me problematikën e punësimit për personat me aftësi të kufizuar dhe për ti adresuar ato, përmes ndërhyrjeve të duhuara që  bëjnë të mundur punësimin, veçanërsht të të rinjve me aftësi të kufizuara, me fokus të veçantë  femrat, në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe prej Tetorit të vitit 2015 edhe në Vlorë.

 Përmes një përqasje shume dimensionale, FSHDPAK po punon me të gjithë aktorët përgjegjës për problematikën e punësimit të PAK për të bërë të mundur ndërhyrjet e duhura në kuadrin e politikave dhe legjislacionit, si edhe për të nxitur programe dhe masa  proaktive që do të garantojnë fuqizimin ekonomik dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Gjatë zbatimit të programeve në këtë fushë, FSHDPAK luan një rol thelbësor për ofrimin e ekspertizës me qëllim njohjen e problematikës me fokus punësimin e personave me aftësi të kufizuara, koncepteve të përshtatjes së arsyeshme dhe mosdiskriminimin, njohjen dhe përfshirjen e shërbimit të specializuar të krijuar përmes projektit nga FSHDPAK, në sistemin publik të shërbimit të punësimit të ofruar nga këto institucione.

Përmes programeve FSHDPAK  ofron shërbime punësimi për personat me aftësi të kufizuara që kërkojnë punë; ndihmon në krijimin e besimit dhe aftësive të tyre, i udhëzon ata drejt AFP (Arsimit dhe Formimit profesional) orienton dhe ndërmjetëson punësimin apo vetpunësimin e tyre. 

FShDPAK mbështet reformën ligjore në AFP dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara për të siguruar përmbushjen e standardeve më të mira të kuadrit ligjor të BE, OKB dhe ndërkombëtare, përfshirë “Planin e veprimit të BE-së për Aftësinë e Kufizuar 2010-2020”, KDPAK (Konventën e OKB për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara) etj.

FShDPAK rrit ndërgjegjësimin, kapacitetet  dhe krijon partnerite midis palëve të interesuara mbi çështje të rëndësishme për integrimin social dhe në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara dhe lehtësoi shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira midis pushtetit lokal, institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe punëdhënësve