- Fuqizim i kapaciteteve për personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat e fushës së aftësisë së kufizuar:
- Identifikimi, parandalimi dhe denoncimi i diskriminimit për shkak të aftësisë së kufizuar.
- Standardet që afirmon Konventa e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe praktika e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi garantimin e standarteve të aksesit në drejtësi për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara.
- Koncepti i zotësisë juridike për të vepruar, në kuptimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
- Informimi e konsultimi publik dhe personat me aftësi të kufizuara.
- Fuqizim i kapaciteteve për përfaqësues të strukturave përgjegjëse qendrore dhe vendore mbi:
- Njohjen dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në kontekstin e aftësisë së kufizuar.
- Kuadrin ligjor të përgjithshëm që rregullon transparencën, llogaridhënien dhe konsultimin publik, me fokus në legjislacionin specifik që trajton të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në fushën e informimit dhe konsultimit publik.
- Fuqizim i kapaciteteve të institucioneve të Gjykatave dhe Prokurorive mbi standardet që afirmon Konventa e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe praktika e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi garantimin e aksesit në drejtësi për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara.