FSHDPAK punon për të nxitur gjithëpërfshirjen e aftësisë së kufizuar në agjendat e donatorëve dhe në programe të zhvillimit. Për të  nxitur gjithëpërfshirje të problematikës së aftësisë së kufizuar por edhe për të fuqizuar zërin e rritur presionin në drejtim të përmirësimeve politike e ligjore për personat me aftësi të kufizuara, FSHDPAK ka iniciuar krijimin e Koalicionit Shqiptar për Aftesinë e Kufizuar dhe Zhvillimin.Në të bëjnë pjesë OJF të aftësisë së kufizuar, OJF të të drejtave të njeriut, organizata ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri, përfaqësues të komunitetit të biznesit, etj.