Historik i përfshirjes së FSHDPAK në hartimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor për një mjedis të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara
- Një studim i parë vlerësoi nivelin e përshtatshmërisë në objekte të ndryshme në Tiranë.
- Problematika u vendos në fokus të Grupit të Avokatisë pranë FSHDPAK për periudhën 2000-2003.
- U ndërtuan marrëdhënie me strukturat përgjegjëse të fushës, Shoqata e Arkitektëve, Shoqata e Ndërtuesve, Bashkia Tiranë, përmes takimeve, korespondencave, tryezave të rrumbullakta.
- U nxit ngritja e grupit të ekspertëve për hartimin e draftit të parë të Paketës së Normave Urbanistike dhe Arkitektonike.
- Veprime avokuese dhe lobuese u ndërmorrën për miratimin e draftit, si pjesë e Rregullores së Urbanistikës. Dokumenti u miratua në 3 dhjetor 2003.
- U ndërtuan rrjete të bashkëpunimit dhe u ngritën kapacitete në nivel vendor të strukturave përgjegjëse si zyrat e urbanistikes në bashki, në qytete të ndryshme, për njohjen dhe zbatimin e rregullores së miratuar. U realizuan trajnime e seminare.
- U ndërgjegjësuan persona me aftësi të kufizuara dhe organizata të tyre për të kërkuar zbatimin e Rregullores.
- U ndërtuan marrëdhënie të bashkëpunimit me universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, për përfshirjen në kurikula të problematikës.
- U lobua për të qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e Strategjisë së Planifikimit Hapësinor dhe hartimit të ligjit për Planifikimin e Territorit dhe u arrit atashimi i perfaqësuesit së ADRF dhe pjesëmarrje në të gjitha takimet e grupit për një periudhë dy vjecare. Për rrjedhojë, çështja zuri vend në Strategjinë Hapësinore si edhe në 6 nene të ligjit, duke filluar nga qëllimi dhe objektivat e tij.
- U bashkëpua me institucionet qëndrore përgjegjëse për hartimin e Rregullores për Shfrytëzimin e Hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara. Dokumenti u miratua në nentor 2009.
- U realizuan aktivitete të përbashkëta me institucionet qëndrore për prezantimin e Rregullores. Në nivel vendor, u realizuan semirare e trajnime me Zyrat Rajonale të Urbanistikes
- U realizua një studim dhe vlerësim i kurikulës së plotë të fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit si edhe u ofruan rekomandime për ndërhyrje.
- Në vijimësi, FSHDPAK ndërmerr nisma avokatie dhe lobimi për të nxitur zbatimin, përmes monitorimeve të vazhdueshme.