- Realizimi i raporteve të vlerësimit të nivelit të aksesueshmërisë në ambiente, informacion, komunikim për institucione publike në nivel qëndror e vendor si edhe kompani apo institucione të tjera private.
- Asistencë në përgatitjen e planeve të aksesueshmërisë, në përputhje me kërkesat e kuadrit ligjor e politik vendas dhe standarded ndërkombëtare për institucione të pushtetit vendor e qëndror, si edhe kompani apo institucione private.
- Ofrimi i informacionit mbi kuadrin ligjor e politik në fushat e barazisë para ligjit, shërbimeve shoqërore e shëndetësore, arsimi, punësimit e formimit profesional, pjesëmarrjes në jetën politike e publike, në formate të aksesueshme për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara (lidhja me eplatform).
- Trajnim online mbi tema të lidhura me aftësinë e kufizuar dhe barazinë, për të gjitha grupet e interesuara, trajnim ky ofruar në formate të aksesueshme për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara (lidhja me e platformen).