Ky raport vëzhgimi është realizuar si pjesëe e projektit ”Shanse të barabarta per punësimin e personave me aftësi të kufizuara”, të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, realizoi raportin e dytë të monitorimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar (PKVPAK) (2016-2020) vlerësuar nga prespektiva e personave me aftësi të kufizuara, familjarëve të tyre dhe organizatave të shoqërisë civile në rajonet Berat, Dibër, Korçë dhe Lezhë, si pjesë e aktiviteteve të projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile për Zbatimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri”.