Që nga viti 2000, FSHDPAK është përpjekur të ndikojë në nxitjen e qeverisë për përmirësime ligjore dhe marrjen e masave për zbatimin e tyre, në legjislacionin e fushës së ndërtimit, me qëllim realizimin e të drejtës për sigurimin e aksesueshmërisë në ambiente, informacion, komunikim, transport për të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar. FSHDPAK ka ndërmarrë në vijimësi nisma për fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve vendore në fushën e aksesueshmërisë. Nga ana tjetër, FSHDPAK ka punuar për fuqizimin e grupeve të personave me aftësi të kufizuara, me qëllim që ata të ngrenë zërin dhe rrisin presionin ndaj institucioneve qëndrore dhe vendore, përgjegjëse për realizimin e aksesueshmërisë.