Ndihmë ligjore falas për individët dhe komunitetet në nevojë pranë Gjykatës  së Rrethit Gjyqësor Fier. 

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FDSHPAK) me mbështetjen  financiare të UDNP/ADA ofron ndihmë ligjore falas pranë Gjykatës së Rrethit Fier për:

  • Komunitetet në nevojë dhe të disavantazhuara (në gjëndje të vështirë ekonomike dhe sociale)
  • Komunitetet e pakicave kombëtare (Rom, Egjiptian, etj)
  • Komunitetet fetare
  • Komuniteti LGBT
  • Viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje
  • Persona me aftësi të kufizuara
  • Rezidentë në qendrat sociale apo rehabilituese, në qendra shëndetësore (spitale), shtëpitë e të moshuarve, apo në ambientet e paraburgimit apo burgimit
  • Të moshuar të vetmuar
  • Të mitur në nevojë

Shërbimet që ofohen:

  • Dhënia i informacionit në lidhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Shqipërisë;
  • Dhënia e ndihmës në hartimin dhe plotësimin e kërkesave, aplikimeve, formularëve, ankesave, ankimeve administrative, kërkesë padive, apelimeve, etj.;
  • Dhënia e këshillimit ligjor mbi çështje juridike të natyrës civile, penale, administrative, familjare, etj.;
  • Dhënia e informacionit në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e individëve, si dhe ushtrimin e këtyreve të drejtave, në procesin administrativ apo atë gjyqësor;
  • Dhënia e këshillimit ligjor mbi mjetet për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve me natyrë ligjore;
  • Dhënien e të gjitha formave të tjera të mbështetjes së nevojshme juridike përfshirë edhe edukimin ligjor të publikut

Shërbimet do të ofrohen për individët dhe komunitet në nevojë dhe do të jenë tërësisht falas dhe do të garantojnë ruajtjen e konfidencialitetit dhe respektimine etikës profesionale avokatore

Kontakto:

Qendra "Për ndihmë ligjore falas"

Adresa: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

Nr. tel: 0699169169; 0694653032

email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.