Ekspozita me histori te grave dhe vajzave me aftesi te kufizuara, grave dhe vajzave Rome dhe Egjyptjane dhe grave dhe vajzave nga komunteti LBT sot u shfaq ne Elbasan. Gra nga komuniteti, perfaqesues te institucioneve dhe te organizatave e qendrave qe ofrojne sherbime njezeri u shprehen qe te gjitha rastet qe kane perfunduar me zgjidhje pozitive kane qene raste bashkepunimi dhe koordinimi. Pra, suksesi garantohet vetem kur te gjithe ndajme dhe bashkerendisim. Kishim prezent ne aktivitet pikerisht nje grua me aftesi te kufizuar, te dhunuar, nene qe rrit e vetme tashme femijet e saj, qe vazhdon studimet dhe ka gjetur pune, rasti i se ciles reflektonte pikerisht kete qasje!
Projekti: “Promovimi i të drejtave të grave nga grupet e pafavorizuara, për informim mbi shërbimet e ofruara për gratë e dhunuara dhe për akses në këto shërbime”. Ky projekt është pjesë e programit rajonal kundër dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, financuar nga Komisioni Europian dhe zbatuar nga UN Women Albania.