Në Berat, u zhvillua trajnimi i 20 administratorëve shoqërorë të këtij rajoni, për shërbimin e ofrimit të karrigeve me rrota. Ky trajnim ofrohet nga stafi i Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FShDPAK) me mbështetjen e LDS ( Kisha e Jezu Krishtit e Shënjtorve të Ditëve të Mëvonshme) dhe në bashkëpunim me Shërbimi Social Shtetëror,Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat dhe Bashkia Berat. Bazuar në manualin e OBSh, trajnimi synon të ofrojë për pjesëmarrësit njohuri për shërbimin e karrigeve me rrota dhe në veçanti për vlerësimin e individualizuar të personave me aftësi të kufizuara, në nevojë për këtë mjet. Më herët ky trajnim është zhvilluar në rajonet; Fier, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Lezhë dhe Shkodër.
.