FSHDPAK ishte ne Shkoder me ofrues te sherbimeve, kur pervecse po flisnim per gjitheperfshirjen e grave Rome dhe Egjyptjane, grave me aftesi te kufizuara dhe grave dhe vajzave LBT ne keto sherbime, shkembyem edhe informacionet me te fundit per ndryshimet ligjore, praktikat e mira dhe mundesi te reja.
Ndjehemi mire kur ne fund te sesioneve te gjithe dakordesohemi qe kemi perfituar informacion qe na vlen ne shume drejtime te punes tone dhe kemi ndjesine pozitive qe po bejme nje pune te perbashket, edhe pse plot me pengesa e sfida.
Projekti: “Promovimi i të drejtave të grave nga grupet e pafavorizuara, për informim mbi shërbimet e ofruara për gratë e dhunuara dhe për akses në këto shërbime”. Ky projekt është pjesë e programit rajonal kundër dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, financuar nga Komisioni Europian dhe zbatuar nga UN Women Albania.