Programi përfshin ndërhyrje të qënësishme për krijimin e kapaciteteve të gjithë grupeve të interesit, përfshirë individë aktivë me aftësi të kufizuara, familjarë të tyre, organizata të fushës së aftësisë së kufizuar, por jo vetëm, strukturave shtetërore përgjegjëse për të ofruar shërbimet e aftësimit, riaftësimit dhe punësimit të personave me aftësi të kufizuara, subjekteve publike dhe private, punëdhënës apo punëdhënës potencialë, mbi cështje që lidhen me aftësimin, riaftësimin  për punë dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Të gjithë aktorët e përfshirë në programimin dhe ofrimin e mundësive për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, përvetësojnë njohuri përmes shkëmbimit të informacionit dhe ekspertizës teknike.

Organizojmë ditë informative, seminare e trajnime për personat me aftësi të kufizuara; 

Organizojmë ditë informative, seminare e trajnime për familjarë të personave me aftësi të kufizuara dhe organizata e ofrues shërbimesh në fushën e aftësisë së kufizuar;

Organizojmë ditë informative, seminare e trajnime për stafin e strukturave qëndrore e vendore përgjegjëse për punësimin e personave me aftësi të kufizuara;

Organizojmë ditë informative e trajnime për kompani të ndryshme, përfshirë për organizatat e biznesit sic janë Dhomat e Tregëtisë dhe Industrisë, Shoqata, si psh. Shoqata e Bankave të Shqipërisë, Bussiness Albania etj.