Përmes një granti nga UNDP, FSHDPAK po eksploron mundësitë brenda programit të punësimit të FSHDPAK, por gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin mes OJF-ve të tjera në sektorin e aftësisë së kufizuar, për të krijuar një ndërmarrje sociale si një mundësi për të adresuar një kauzë sociale, siç është punësimi, si dhe për të garantuar qëndrueshmërinë.
Ndërhyrjet e programit
Projekti synon rritjen e njohurive të organizatave të aftësisë së kufizuar për Ligjin për Ndërmarrjet Sociale dhe Ligjin për Nxitjen e Punësimit. Ky objektiv realizohet përmes disa ndërhyrjeve . Një studim mbi ndërmarrjet sociale dhe OJF-të në fushën e aftësisë së kufizuar, të cilat janë të orientuara nga biznesi / ose që kryejnë një aktivitet ekonomik, ka ndihmuar për të realizuar një hartëzim të tyre. Organizatat e identifikuara dhe që shprehën interes, morën pjesë në një seance informimi për mundësitë dhe sfidat për të zbatuar Ligjin për ndërmarrjet shoqërore dhe Ligjin për nxitjen e punësimit;
Eksplorimi i mundësive për të shndërruar shërbimin aktual të punësimit të FSHDPAK-së në një ndërmarrje sociale / agjensi punësimi u realizua përmes realizimit të një studimi fizibiliteti dhe një plani biznesi, ku përshkruhen investimet e nevojshme, burimet e nevojshme, tregu i mundshëm, përfshirë ngritja e fondeve të mundshme nga komuniteti lokal dhe ndërkombëtar;
Ndërkohë, projekti ka mbështetur FSHDPAK që të vazhdojë të ofrojë programin unik të shërbimit të punësimit për personat me aftësi të kufizuara i cili përgjatë një viti do të ofrojë:
- Trajnim/seanca të ciklit të këshillimit për punësim, për rreth 120 persona të tjerë me aftësi të kufizuara që i përkasin të gjitha kategorive të aftësisë së kufizuar, në moshë pune, përparësi për të rinjtë, vajzat dhe gratë me aftësi të kufizuara;
- Rreth 60 të rinj me aftësi të kufizuara, të cilët marrin pjesë në ciklin e këshillimit për punësim, do të ndërmjetësohen për të gjetur dhe për të bërë një stazh dhe / ose punësim; pjesëmarrësit në këtë cikël, ndihmohen gjithashtu për të marrë pjesë në kurse të aftësimit dhe formimit profesional; mbështetje e vazhdueshme edhe gjatë periudhës kur janë të punësuar;
- Rreth 100 subjekte publike dhe private do të marrin informacione të vazhdueshme, orientim / këshillim / trajnime për çështje që lidhen me punësimin e personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht për çështje të akomodimit të arsyeshëm;
Shërbim këshillimi / trajnime do të ofrohen në baza të vazhdueshme për prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes së personave me aftësi të kufizuara;