FSHDPAK në partneritet me Federatën Kombëtare të Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike (MEOSZ) në Hungari, shoqatën Quip në Republikën Ceke, dhe Institutin për Jetesën e Pavarur në Poloni,  po zbaton projektin “Rrjeti për njohje të barabartë para ligjit të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri, Republikën Ceke, Hungari dhe Poloni”.

Fushat ku fokusohet projekti janë Politikat Publike, Legjislacioni dhe Drejtësia, Krijimi i strategjive të përbashkëta të avokimit që adresojnë çështjet rajonale.

Projekti synon të rrisë pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile dhe personave me aftësi të kufizuara në veprimet e avokimit, angazhimet në proceset legjislative dhe të politikave të domosdoshme për të siguruar zbatimin e Konventës së KB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UNCRPD). Ky projekt përqendrohet në mënyrë specifike në mosdiskriminimin (neni 5), njohjen e barabartë para ligjit (neni 12) dhe jetesën e pavarur (neni 19) dhe më konkretisht në ndërthurjen që ato kanë me njëra tjetrën.

Projekti sjell sëbashku organizata të shoqërisë civile me të njëjtën qasje, nga vendet e ViseGrad, krijon dhe forcon rrjete të organizatave midis Shqipërisë dhe vendeve të ViseGrad për të shkëmbyer përvojat e tyre, praktikat më të mira, sfidat dhe arritjet në lidhje me tre temat e lartpërmendura nga të cilat do të përfitonte cdo organizatë pjesëmarrëse.

Rrjeti do të rrisë dhe forcojë më tej kompetencat e OSHC-ve, DPOve dhe personave me aftësi të kufizuara në nivel kombëtar për të mbrojtur dhe monitoruar strategjikisht veprimet e ndërmarra në kuadrin e UNCRPD dhe ndikimin e këtyre veprimeve deri më tani, përmes mjeteve të ndryshme.

Duke pasur parasysh që mosdiskriminimi, njohja para ligjit dhe jetesa e pavarur përfshin dhe prek personat  me aftësi të kufizuara në realizimin edhe të të drejtave të tjera,  përfshirë të drejtën për punësim, të drejtën për arsim, të drejtën  e votës, etj., cështjet që ky projekt kërkon të trajtojë tejkalojnë mosdiskriminimin, njohjen para ligjit dhe jetesën e pavarur.

Metodat kryesore të zbatimit për këtë projekt janë: studim (analiza e legjislacionit aktual në vendet bashkë-aplikuese dhe pajtueshmëria me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut përfshirë kuadrin ligjor dhe atë politik të BE-së), b) avokim (për të siguruar bashkëpunimin nga një gamë e gjerë e palëve të interesuara), c) mbledhjen e praktikave më të mira (për të ndikuar e përshtatur praktikat për zbatim  për secilin vend sipas nevojave). Partneriteti do të përmirësojë aftësitë e palëve të interesuara të përfshira, për të shërbyer më tej si burim për iniciativat të tjera të ardhshme. Projekti do të identifikojë praktikat e mira jo vetëm lokale, por edhe ato ndërkombëtare.

Projekti bashkë-financohet nga Qeveria e Cekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë, përmes Granteve Visegrad, nga Fondi Ndërkombëtar i Visegrad. Misioni i fondit është të avancojë idetë për bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Evropën Qendrore.

Koordinatori i Projektit 

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

Website: www.adrf.al

Partnerët e Projektit

1. National Federation of Associations of Persons with Physical Disabilities, Hungary

Website: www.meosz.hu

2. Quip, Czech Republic

Website: www.kvalitavpraxi.cz

3. Association Institute for Independent Living

Website: http://niezaleznezycie.pl

Publikime