Vend Vakant “Financier/e”
Fondacioni Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) shpall vendin e hapur të punës për pozicionin me karakteristika si më poshtë:
Kontratë me kohë të plotë për pozicionin e oficerit të financës për projektet që implementohen nga organziata.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:
- Mbajta e rekordeve te transaksioneve për shpenzimet që do të realizohen ne lidhje me projektet që do të ketë përgjegjësi;
- Të menaxhojë dhe mbikëqyrë realizimin e shpenzimeve në përputhje me planin e aktivitetve të secilit projekt;
- Të supervizojë rregullisht shpenzimet dhe linjat e buxhetit dhe të bashkëpunoj me menaxherin e projektit dhe me anëtar të tjerë të stafit;
- Të bëj regjistrimin sistematik të bankës dhe arkës së projekteve;
- Të komunikoj me furnitorët në lidhje me nevojat për furizim të produkteve dhe shërbimeve që janë të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve të projektit, për lëshimin e faturave, kryerjen dhe konfirmimin e pagesave;
- Të bëj regjistrimin sistematik të shpenzimeve të secilit projekt në formatin e raportimit të donatorit;
- Të komunikoj me Menaxherin e Financës së organizatës në lidhje me pyetje, paqartësi që lidhen me implementimin e projektit;
- Të bashkëpunojë në organizimin e punës si dhe për përgatitjen e raporteve periodike dhe raportit vjetor për projektet që ndjek;
- Të raportoj në periudha mujore tek menaxheri i financës dhe drejtori ekzekutiv në lidhje me situatën financiare dhe fazën e shpenzimeve të secilit projekt që ndjek;
- Të përgatisi raportet financiare sipas kërkesave të doantorit duke respektuar afatet e përcaktuara në kontratë;
- Të asistoj menaxherin e financës në përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore të organizatës;
Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet e larta për Financë/Kontabilitet;
- Eksperiencë pune në fushën e raportimit dhe menaxhimit financiar minimumi 10 vite;
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë të përvetësuar paketën Microsoft office;
- Të ketë të përvetësuar programin financiar “Bilanc”;
Personat e interesuar janë të lutur të dërgojnë cv e tyre në adresën e email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. , ose të bëjnë dorezimin fizik të saj pranë zyrave të FSHDPAK në adresën Rruga e Bogdanëve, Nr.19 Tiranë, pranë njësisë administrative nr. 10 deri në datën 26.12.2023.