Vend Vakant ‘Jurist’
Fondacioni Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara shpall vendin e hapur të punës për pozicionin me karakteristika si më poshtë:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:
- Të drejtojë dhe/ose kontribuojë në procesin e shkrimit të projekteve të reja që lidhen me aksesin në drejtësi të personave me aftësi të kufizuara.
- Të supervizojë rregullisht dhe orientojë sipas nevojave, stafin, ekspertët, organizatat partnere, aktorwt lokalw, personat të tjerë të kontaktit të angazhuar në projektet që menaxhon.
- Të koordinojë/ofrojë procesin e ndihmës ligjore falas për persona me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre.
- Të monitorojë dhe vlerësojë sistematikisht veprimtaritë me rëndësi të projektit dhe efektshmërinë e strategjive të përdorura.
- Të kontrollojë cilësinë dhe/ose kontribuojë në përputhje me fushën e ekspertizës së tij, në hartimin e raporteve, kërkimeve, studimeve, manualeve, broshurave, etj,.
- Të kontrollojë cilësinë ose kontribuojë në raste të veçanta, në hartimin e shkresave, letrave drejtuar të tretëve lidhur me veprimtaritë e projektit që menaxhon.
- Të rishikojë informacionet e përgatitura shqip/anglisht për faqen e internetit/social media të FSHDPAK të përgatitura nga stafi i projektit dhe të propozojë përmirësimin e tyre.
- Të bashkëpunojë në organizimin e punës për përgatitjen e raporteve periodike dhe raportit vjetor për me informacionin për projektet që ka në menaxhim.
- Të bashkëpunojë me sektorin e Financës për mbikëqyrjen e zbatimit të kërkesave financiare të projektit.
- Të mbikqyrë përgatitjen e të gjitha raportet progresive dhe finale të projektit që ka në menaxhim, në kohë dhe me cilësi.
Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) për Drejtësi
- Eksperiencë pune në fushën e mbrojtjes të së drejtave të njeriut mbi 10 vite
- Eksperiencë në ofrimin e ndihmës ligjore për grupe të përjashtuara
- Eksperiencë në menaxhimin e projekteve
ADRF fton të gjitha subjekte e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e-mailit të ADRF, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. apo Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose të bëjnë dorezimin fizik të saj pranë zyrave të FSHDPAK në adresën Rruga e Bogdanëve, Nr.19 Tiranë, pranë njësisë administrative nr. 10 deri në datën deri në datën 20 Janar 2024, dokumentacionin e mëposhtëm: