Ftesë për Tender: Kontratë Gjithëpërfshirëse Shërbimi për Ofrimin e Shërbimeve të Këshillimit për Karrierën dhe Mbështetjes Psikosociale për Personat me Aftësi të Kufizuara në Bashkitë e Tiranës dhe Shkodrës.

ADRF me anë të kësaj njofton hapjen e tenderit për " Kontratë Gjithëpërfshirëse Shërbimi për Ofrimin e Shërbimeve të Këshillimit për Karrierën dhe Mbështetjes Psikosociale për Personat me Aftësi të Kufizuara në Bashkitë e Tiranës dhe Shkodrës", me numër reference BOS2404-ADRF-SER-T03. Ky tender është lëshuar si pjesë e projektit "EMPOWERED - Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK), Bashkëpunimi Rajonal dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor", i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gjermani (BMZ).

Ofertuesit e interesuar ftohen të dorëzojnë kërkesat e tyre për dokumentacionin e tenderit në letrën zyrtare të kompanisë midis 18 prill dhe 08 maj 2026, duke dërguar një email në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 18 maj 2026, ora 15:00.