Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FSHDPAK) me mbështetjen financiare të UNDP/Agjencië Austriake për Zhvillim (ADA) ofron ndihmë ligjore falas, pranë Gjykatës së Rrethit Fier për:

  • Komunitetet në nevojë dhe të disavantazhuara (në gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale)
  • Komunitetet e pakicave kombëtare (Rom, Egjiptian etj.)
  • Komunitetet fetare
  • Komuniteti LGBTI
  • Viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në famije
  • Persona me Aftësi të Kufizuara
  • Rezidentë në qendrat sociale apo rehabilituese, në qendra shëndetësore      (spitale), shtëpitë e të moshuarve, apo në ambjentet e paraburgimit apo  të burgimit.
  • Të moshuar të vetmuar
  • Të mitur në nevoje

SHËRBIMET QË OFROHEN

  • Dhënia e informacionit në lidhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Shqipërisë;
  • Dhënia e ndihmës në hartimin dhe plotësimin e kërkesave, aplikimeve, formularëve,  ankesave, ankimeve administrative, kërkesë padive, apelimeve etj;
  • Dhënia e këshillimit ligjor mbi çështje juridike të natyrës civile, penale, administrative, familjare etj;
  • Dhënia e informacionit në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e individëve, si dhe ushtrimin e këtyre të drejtave, në procesin administrativ apo atë gjyqësor;
  • Dhënia e këshillimit ligjor mbi mjetet për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve me natyrë ligjore
  • Dhënia e të gjitha formave të tjera të mbështetjes së nevojshme juridike përfshirë edhe edukimin ligjor të publikut.

Publikime

Dokument orientues të drejtat dhe mosdiskriminimi i personave me aftësi të kufizuara gjatë krizës së shkaktuar nga covid-19 - Version në gjuhë të thjeshtuar (easy-read)

Dokument orientues për përfshirjen dhe mosdiskrimininim e personave me aftësi të kufizuara përmes arsimit - Version në gjuhë të thjeshtuar (easy-read)

Dokument orientues për përfshirjen dhe mosdiskrimininim e personave me aftësi të kufizuara përmes punësimit - Version në gjuhë të thjeshtuar (easy-read)

Dokument orientues për përfshirjen dhe mosdiskrimininim e personave me aftësi të kufizuara përmes aksesueshmërisë - Version në gjuhë të thjeshtuar (easy-read)

Ndihmë ligjore falas - Video në gjuhën e shenjave

Ndihmë ligjore falas - Audio

Kontakto:      

Qendra “Për ndihmë ligjore falas” 
Adresa: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
Nr. Telefoni:   0699169196; 0694653032;  Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.