Në Mars 2020, FSHDPAK, sëbashku me organizatat partnere në rajon, Agencia për Bashkëpunim, Edukim dhe Zhvillim(ACED) në Bosnjë Hercegovinë, Forumi i Pavarur Ballkanik për Aftësinë e Kufizuar, Qendra për Jetesë të Pavaruar, (CIL) në Serbi, Shoqata e Para dhe tetraplegjikëve(SUPCG) në Malin e Zi, POLIO PLUS në Maqedoni dhe Qëndra e Informacionit për Personat me Aftësi të Kufizuara LOTOS (LOTOS) në Bosnjë Hercegovinë, dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka filluar të zbatojë projektin “Lëvizja e Aftësisë së Kufizuar për Integrimin Evropian të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, i cili ka për qëllim të kontribuojë për një demokraci të qëndrueshme dhe pranimin në BE të vendeve të Ballkanit, përmes fuqizimit të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Projekti synon të forcojë një rrjet të pavarur rajonal të organizatave të aftësisë së kufizuar, I cili do të nxisë harmonizimin e legjislacionit kombëtar me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara(KDPAK), Strategjinë Evropiane të Aftësisë së Kufizuar 2010-2020 dhe me kornizën e rezultateve të përcaktuara në Udhëzuesin për Mbështetjen e BE-së për shoqërinë civile në vendet e zgjerimit, 2014-2020.
Kjo do të realizohet përmes ndërhyrjeve, të cilat do të bëjnë të mundur (a) promovimin e mekanizmave të vetë-rregullimit përmes përgatitjes së raporteve për pajtueshmërinë dhe harmonizimin e legjislacionit në fushën e aksesueshmërisë, arsimit, punësimit, shërbimeve shoqërore dhe pjesëmarrjes në jetën politike dhe publike; (b) inkurajimit të bashkëpunimit dhe partneritetit midis OShC-ve dhe qeverive kombëtare për të përgatitur udhëzime dhe rekomandime për harmonizimin e legjislacionit me KDPAK; (c) promovimit të politikave efektive të avokimit, mbikëqyrjes,llogaridhënies dhe transparencës përmes krijimit të Grupeve Parlamentare për Lobim (GPL/PLG) në pesë shtetet ku po zbatohet projekti.