Në kuadrin e "Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara" “Askush të mos Mbetet Pas”, FSHDPAK po implementon një projekt, i cili synon të sigurojë që anëtarët e Grupit  Ndërministror  të Punës  për" Një mjedis të arritshëm për të gjithë " të jenë të mirëkordinuar dhe të udhëzuar për zbatimin, monitorimin dhe raportimin me sukses të Planit Tre-vjeçar të Veprimit për Aksesueshmërinë, për të kontribuar në heqjen e barrierave për personat me aftësi të kufizuara, për përfshirjen sociale të tyrë në jetën e vendit.

Ndërhyrjet  e FSHDPAK- së  janë gjithëpërfshirëse: (a) Mbështetje për  MSHMS për të detajuar më tej planin e veprimit me aktivitete specifike, institucionet përgjegjëse, tregues specific  dhe me afate kohore; (b) Koordinim  në bashkëpunim të ngushtë me MShMS,i punës së anëtarëve të Grupit Ndërministror, për të mbledhur  nga ministritë e linjës, institucionet, propozime për ndryshime në legjislacionin ekzistues të aksesueshmërisë, standardet dhe rregulloret, si dhe për fillimin e punës për hartimin e tyre; (c) Ndihmë  bashkive të Permetit (bashki e vogël), Pogradecit (bashki e mesme) dhe Lezhës (bashki e madhe) për të analizuar situatën e aksesueshmërisë në hapësirat  publike dhe në ndërtesa,  në territoret e tyre përkatëse, dhe për të zhvilluar plane lokale të veprimit të aksesueshmërisë,  përmes një procesi  me pjesëmarrje; (d) Organizimi në bashkëpunim me Bashkitë dhe me MSHMS, i një aktiviteti për të lancuar planet e aksesueshmërisë; (e) Krijimi  dhe fuqizimi në tre bashkitë e zgjedhura, i rrjeteve me palët e interesuara në nivel lokal,  përmes organizimit të ditëve informuese dhe mentorimit, për të hartuar dhe zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese  për institucionet e qeverisjes vendore, shoqërinë civile përfshirë organizatat e personave me aftësi të kufizuara, profesionistë të fushës  së ndërtimit, informacionit dhe teknologjisë, bizneset dhe publikun e gjerë, si dhe për të monitoruar, vlerësuar dhe raportuar mbi zbatimin e planeve lokale të veprimit të aksesueshmërisë; (f) Mbështetje, për  secilën nga tre bashkitë e zgjedhura, për  rrjetin me palët  e interesuara lokale për të prodhuar dhe transmetuar një spot televiziv që promovon çështje të aksesueshmërisë; (g) Mbështetje për  rrjetin me  palët e interesuara  në nivel lokal, në seicilën nga tre Bashkitë e zgjedhura, për të monitoruar zbatimin e planit lokal të aksesueshmërisë përfshirë rekomandimet për ndryshime në praktikat ekzistuese të lidhura me aksesueshmërinë,  politikat, legjislacionin  dhe kornizën rregullatore.