Westminster Foundation for Democracy (WFD), në koordinim me Ambasadën Britanike në Tiranë, po zbaton projektin “Mbështetje për Zgjedhje Gjithëpërfshirëse në Shqipëri”. Qëllimi i projektit është të nxisë e mundësojë të dhëna të vlefshme, analiza dhe informacion, lidhur me përfshirjen e të rinjve, grave dhe personave me aftësi të kufizuara në procesin zgjedhor të 25 Prillit 2021. .

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) do të bashkëpunojë me WFD për të mundësuar informacion mbi përfshirjen e cështjeve të aftësisë së kufizuar, por edhe personave me aftësi të kufizuara në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Në këtë kuadër, FSHDPAK do të fokusojë punën e tij në monitorimin e programeve elektorale te partive politike, monitorimin e medias, vendimeve te KQZ, monitorimin e fushatës së kanditëve, monitorimin e ditës së zgjedhjeve, të gjitha më sipër me fokus përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara.