Platforma on-line (www.platforma-pak.al) është krijuar në kuadrin e projektit “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri” i zbatuar nga World Vision Shqipëri (WV), në bashkëpunim me “Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara” (ADRF) dhe me organizatën “Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të kufizuara” (MEDPAK), me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian (BE) .

  • Platforma online, është e organizuar në formën e një moduli trajnimi (E-Trajnim).

E-trajnimi është konceptuar si një trajnim ndërveprues, i shoqëruar me shembuj konkretë, ushtrime, video dhe foto. Personat mund ta kryejnë trajnimin individualisht.

Në këtë hapësirë do të gjeni informacion mbi:

  1. Të dhëna rreth personave me aftësi të kufizuar
  2. Terminologjinë, barierrat, modelet e aftësisë së kufizuar dhe fjalorth
  3. Rregullat e etikës
  4. Legjislacionin që rregullon çështjet e barazisë
  5. Legjislacionin që rregullon çështjet e aksesueshmërisë
  • Pjesë e kësaj platforme është edhe një bibliotekë online e cila shërben si qendër burimore për legjislacionin dhe politikat mbi personat me aftësi të kufizuara.

Platforma është e aksesueshme lehtësisht nga të gjithë dhe përmban të gjitha elementet e aksesueshmërisë për personat që kanë aftësi të kufizuara të ndryshme. Për mënyrën si ta përdorni këtë modul online, ndiqni videon e tutoriale në platformë.

Ne kuadrin e projektit: “Reagim përfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri për COVID-19 - Shërbime të informimit dhe ndihmë ligjore parësore për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri”, kjo platformë (www.platforma-pak.al ) po pasurohet me:

  • Informacion të përditësuar ligjor. Një buletin ligjor 1(nje) herë në tre muaj do të ofrojë informacion të përditësuar mbi politikat, legjislacionin/ ligje, akte nenligjore, udhëzime;
  • 4 guida/ udhëzues, shpjegues të 4 ligjeve apo akteve nënligjore;  Infomacion mbi studime, botime të ndryshme në nivel kombëtar e ndërkombëtar me fokus aftësinë e kufizuar; 
  • Informacion mbi shëbimet, në 14 bashkitë ku po zbatohet projekti; 
  • Ndihmë ligjore parësore falas. Platforma është interaktive dhe ju mund ti drejtoni pyetjet tuaja juristes së Fondacionit për problematika ligjore dhe administrative. Pyetjet për juristin mund ti dërgoni me mesazh edhe ne face book-un e Fondacionit: Fshdpak adrf Facebook; ose Albanian Disability Rights Foundation Faceboo Page   ; ose me e-mail ne adresat: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.; Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;

Platforma on-line mund të gjendet duke klikuar në www.platforma-pak.al ose në faqen e web-it, të Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara www.adrf.al. Projekti “ Shërbime të informimit dhe ndihmë ligjore parësore për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri “ zbatohet ne kuadrin e programit “Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj #COVID19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre" qe World Vision, me mbeshtetjen e Bashkimi Evropian ne Shqiperi, po zbaton ne partneritet me 6 organizata qe punojne ne fushen e aftesise se kufizuara, ADRF, MEDPAK, DSA, ANAD, Help the Life dhe Together for Life.