“Dialog për plane sociale gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara”,  është njwë projekt që Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF), po zbaton si pjesë e projektit të organizatës “Co-Plan- Instituti për Zhvillimin e Habitatit”, “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri (ideAL)”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Projektit “Dialog për plane sociale gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara”, synon krijimin e një dialogu të strukturuar dhe të mbështetur në evidenca për të ndikuar në rishikimin e planeve sociale për t’i bërë ato gjithëpërfshirëse për aftësinë e kufizuar, si mundësi për të garantuar ngritjen dhe mbështetjen e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara përmes fondit social në tre (3) bashki: Fier, Pogradec dhe Burrel. Ndërhyrjet e projektit synojnë: (a) Krijimin e tri (3) rrjeteve aktive, me përfshirjen e përfaqësuesve të organizatave, individë aktivë dhe familjarë të personave me aftësi të kufizuara, në tri (3) bashkitë, të cilët do të pajisen me njohuri dhe aftësi, si dhe me mjetet dhe mbështetjen e nevojshme, për të ndërmarrë një fushatë avokatie të suksesshme me aktorët përgjegjës në nivel qendror e vendor, me qëllim ndikimin në hartimin e planeve sociale gjithpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara. (b) Mobilizim, mbështetje dhe qëndrime të përmirësuara të komunitetit në tri bashkitë e targetuara në drejtim të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara. (c) Përmirësim të planeve sociale në tri bashkitë e targetuara nga projekti, për të garantuar shërbimet e domosdoshme për personat me aftësi të kufizuara

Materiale