Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi së bashku me Bashkinë e Tiranës po zbatojnë projektin “Përfshirja Sociale e Personave me Aftësi të Kufizuara përmes Punësimit”, brenda një kuadri kohor prej 26 muajsh, me mbështetjen financiare të Bashkimi Evropian në Shqipëri. Projekti synon forcimin e kapaciteteve në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor për të mbështetur në mënyrë efektive aksesin dhe gjithëpërfshirjen e qytetarëve me aftësi të kufizuara në programet dhe shërbimet shoqërore dhe ato të punësimit. Kjo do të arrihet përmes ndërtimit të një partneriteti strategjik dhe operacional ndërmjet bashkive, agjencive publike dhe jopublike për të njohur dhe integruar praktikën inovative të Shërbimit të Punësimit të Mbështetur (ShPM), për të kontribuar në përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara përmes punësimit.

Përmes ndërhyrjeve tw projektit do të krijohen, fuqizohen dhe integrohen mekanizmat/infrastruktura e nevojshme, burimet materiale dhe njerëzore, në bashkinë Tiranë, AKPA dhe në zyrat e saj rajonale dhe vendore si edhe pranë FSHDPAK-së, për të përmirësuar shërbimet e punësimit, për t'i shërbyer personave me aftësi të kufizuara duke bërë pjesë të sistemit, praktikën inovatore të Shërbimit të Punësimit të Mbështetur, nëpërmjet transferimit të përvojës/ekspertizës së FSHDPAK. Praktika inovatore e Punësimit të Mbështetur për Personat me Aftësi të Kufizuara e pilotuar nga FSHDPAK, do t,ju shërbejë rreth 180 personave me aftësi të kufizuara, punëkërkues të papunë. Do të hartohen dhe aprovohen standardet e shërbimit të punësimit të mbështetur; rrjetet dhe mekanizmat mbështetës publikë dhe private do të përdoren në mënyrë efektive për të siguruar efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e tij. Një platformë komunikimi, përfshirë një platformë elektronike, do të krijohet për të ndarë dhe transferuar përvojën e krijuar në Tiranë, mbi krijimin, financimin dhe ofrimin e praktikës inovative të shërbimit të specializuar të punësimit të mbështetur për personat me aftësi të kufizuara, në tre bashki të tjera, Elbasan, Durrës, Shkodër, por edhe në nivel kombëtar, për të garantuar zgjerimin, replikimin, dhe qëndrueshmërinë. Do të krijohet dhe forcohet një rrjet lokal i aktorëve me fokus shërbimet e punësimit të mbështetur për personat me aftësi të kufizuara, si një mekanizëm për dialog dhe ndarjen e praktikës dhe zhvillimet e mëtejshme në sektorin e shërbimeve shoqërore dhe të punësimit

Video - Punësimi per personat me aftësi të kufizuar