Në kuadrin e zbatimit të komponentit të Projektit Albvet mbi Përfshirjen Sociale, Swiss Contact, diskutoi me FSHDPAK qasjen/modelin zvicerian të “Ciklit të Këshillimit drejt Punësimit”, të cilin FSHDPAK e konsideroi si mjaft të dobishëm dhe të nevojshëm për të nxitur dhe lehtësuar procesin e përfshirjes sociale të grupeve të përjashtuara, përfshirë personat me aftësi të kufizuara, përmes formimit profesional dhe punësimit. FSHDPAK ju përgjigj pozitivisht ftesës për tu përfshirë në program.
Përmes këtij projekti e bashkëpunimi gjatë periudhes 2010- 2014, u bë e mundur: (a)Përfshirja në ciklin e këshillimit dhe mbështetja me incentiva për të ndjekur kurse formimi profesional apo për të krijuar mundësi për vetpunësim përtotal 29/(13 femra) të rinj me aftësi të kufizuara, prej të cilëve 16/6 femra në Elbasan dhe 13/7 në Tiranë; (b)të gjithë pjesmarrësit ndoqën kurse formimi profesional , kryesisht gjuhë të huaj, kompjuter, fizioterapi, rrobaqepsi, service celulari, servis kompjuteri, apo kryen stazhe/ praktika pune në rrobaqepsi, servis makinash, në OJF, call center etj.;(c)80% e pjesmarrësve në ciklin e këshimit, janë punësuar/vetpunësuar falë përfshirjes e mbështetjes gjatë kohës së zbatimit të projektin por edhe më vonë.