Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara me mbështetjen e Fondacionit Vodafone Albania përfundon me sukses zbatimin e projektit “Punësimi dhe Formimi Profesional i Personave me Aftësi të Kufizuara”.
Duke dashur të kontribuojë për përmirësimin e situatës, FSHDPAK me mbështetjen e Fondacionit Vodafone Albania, aplikoi gjatë vitit 2010, projektin 1 vjecar me fokus “Punësimi I Personave me Aftësi të Kufizuara” me shtrirje ne Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Korcë. Qëllimi I projektit ishte të thyejë barrierat në qëndrim e mentalitete, të rrisë shkallën e ndërgjegjësimit të strukturave lokale dhe opinionit më të gjërë për të drejtën e personave me aftësi të kufizuar për tu punësuar përmes një vlerësimi paraprak të nevojave të tyre dhe tregut aktual të punës, si edhe të ofrojë disa modele konkrete të punësimit të tyre 5 qytete, përfshirë qytetin e Tiranës.
Unë jam - histori suksesi punësimi të personave me aftësi të kufizuara