FShDPAK incion nisma advokacie për ndryshime në politika, ligje e shërbime që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë të jetës dhe pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar në shoqëri. Programi i FShDPKsë për Advokacinë synon krijimin e një ndryshimi të qëndrueshëm, duke adresuar probleme ligjore me të cilat përballen njerëzit dhe duke i përkthyer ato në zgjidhje konkrete ligjore e duke i reflektuar ato siç duhet në legjislacion. Ndërkohë, monitorimi i vazhdueshëm i ADRF mbi zbatimin e politikave dhe legjislacionit, hulumtime dhe studime të ndryshme, udhëzues politikë, deklarata për shtyp etj. synojnë të rrisin përgjegjshmërinë e qeverive (lokale dhe qendrore) por gjithashtu të nxjerrin në pah rekomandime dhe propozime për përmirësimin e mëtejshëm të situates.

Me synim fuqizimin e procesit të vetë-avokatisë, FShDPAK  mobilizon organizata dhe individë me aftësi të kufizuara në nivel qëndror dhe vendor.