FShDPAK përgatit dhe publikon në mënyrë periodike raporte monitorimi të dokumentave politikë dhe ligjorë në fushën e aftësisë së kufizuar në Shqipëri. FShDPAK është përfshirë në monitorimin në vazhdimësi të zbatimit të Strategjisw Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara 2005-2015, Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2016-2020, Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) etj. Monitorimi i vazhdueshëm i FShDPAK mbi zbatimin e politikave dhe legjislacionit, hulumtime dhe studime të ndryshme, dokumente politikash, deklarata për shtyp etj. synojnë të rrisin përgjegjshmërinë e qeverisë në nivel qëndror dhe atë vendor, por gjithashtu të nxjerrin në pah rekomandime dhe propozime për përmirësimin e mëtejshëm të situatës.
Raporte monitorimi
- Përmbledhje e vendimeve të komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi për aftësinë e kufizuar
- Diskriminimi ndaj personave me aftësi të kufizuara (Përmbledhje e pikëpamjeve dhe vendimeve të Komitetit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut)
- Raporti Alternativ për Komitetin e KB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara mbi Raportin Fillestar të Qeverisë Shqiptare për Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (2019) english
- Monitorimi i planit kombëtar të veprimit për personat me aftësi të kufizuara (2016-2020)
- Zbatimi i planit të veprimit i strategjisë kombëtare mbi personat me aftësi të kufizuar në 2010 english
- Zbatimi i planit të veprimit i strategjisë kombëtare mbi personat me aftësi të kufizuar në 2009 - 2010 english
- Zbatimi i planit të veprimit i strategjisë kombëtare mbi personat me aftësi të kufizuar në 2007 english
- Zbatimi i planit të veprimit i strategjisë kombëtare mbi personat me aftësi të kufizuar në 2006 english
- Sigurimi i aksesit në gjykatat dhe shërbimet gjyqësore për personat me aftësi të kufizuara english
- Dhunë e padukshme english
- Hapa të vegjël english
- Gratë me aftësi të kufizuara në Shqipëri: të përfshira apo të shpërfillura? english