Që prej muajit Prill 2019, FSHDPAK po zbaton projektin  “Policimi në Komunitet dhe Aftësia e Kufizuar - Partneritet për Përfshirje”, me mbështetjen e FCG Swedish Development AB/PMT dhe përmes financimit të Qeverisë Suedeze. Iniciativa synon të përmirësojë marrëdhëniet dhe të nxisë bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe komunitetit të personave me aftësi të kufizuara, për të garantuar akses dhe gjithëpërfshirje.

Projekti do të përqëndrojë ndërhyrjet e tij në:

  • Rritjen e ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve të strukturave të policisë së shtetit në nivel vendor, në Bashkinë Korçë, për eleminimin e barrierave, si edhe për të garantuar akses në të gjitha shërbimet që policia ofron për personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat e tyre përfaqësuese;
  • Përmirësimin e njohurive të komunitetit të personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave të tyre për rolin e Policisë së Shtetit dhe ndërveprimin  e strukturave të saj me gjithë komunitetin.
  • Rritjen e besimit të ndërsjellë, dialogut dhe institucionalizimin e bashkëpunimit të organizatave të personave me aftësi të kufizuara me strukturat e policisë së shtetit dhe me rrjetet e krijuara në nivel vendor për policimin në komunitet apo kundër dhunës në familje e dhunës me bazë gjinore.  Ndërgjegjësim në rritje për gjithë strukturat në nivel vendor përfshirë komunitetin e gjerë mbi  gjithëpërfshirjen e problematikës së aftësisë së kufizuar.

Publikime