Me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar, gjatë periudhës Tetor 2010 – Nëntor 2019, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, zbatoi projektin“Fuqizim Ekonomik për Personat me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri”, si një nga projektet thelbësor e më të qëndrueshëm në fushën e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri.
Ndërhyrjet kryesore të projektit:
Krijimi i një Shërbimi të Specializuar të Punësimit për Punëkërkues të Papunë me Aftësi të Kufizuara, Përfshirja e tij në Shërbimin Kombëtar Publik të Punësimit: Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe Zyrat Rajonale të Punësimit në Tiranë, Elbasan, Shkodër e Vlorë, në bazë të së cilës FShDPAK ka rol thelbësor: për ofrimin e ekspertizës me qëllim njohjen e problematikës me fokus punësimin e personave me aftësi të kufizuara, koncepteve të përshtatjes së arsyeshme dhe mosdiskriminimin, njohjen dhe përfshirjen e shërbimit të specializuar të krijuar përmes projektit të zbatuar nga FShDPAK, në sistemin publik të shërbimit të punësimit të ofruar nga këto institucione. Vlerësimet e shërbimit të punësimit në sistemin publik të punësimit si edhe praktikat e gjeneruara gjatë zbatimit të projekteve me fokus punësimin, kanë shërbyer si referencë në procesin e hartimit të Ligjit Nr 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”,në të cilin janë përcaktuar detyrime që garantojnë shërbimin e specializuar që u nevojitet personave me aftësi të kufizuara për tu punësuar. Për përmbushjen e këtyre detyrimeve MFE po punon në partneritet me organizma kombëtare e ndërkombëtarë, përfshirë EU, USAID, UNDP, dhe organizata të shoqërisë civile, me ekspertizë në fushën e punësimit.
Shërbimi i punësimit i FSHDPAK i cili përfshin informim, vlerësim, trajnim, këshillim, orientim e ndërmjetësim për punësim, deri në vitin 2019, ka mbështetur rreth 786 persona me aftësi të kufizuara nga të cilët 383 vajza dhe gra, punëkërkues të papunë, pjesmarrës në një cikël të plotë të këshillimi për punësim të ofruara nga 14 trajnerë të trajnuar për këtë shërbim.
Avokati, Lobim dhe Asistencë Teknike për Përmirësimin dhe Zbatimin e Ligjeve të Punësimit: U publikua vlerësimi i parë në vend për politikat dhe legjislacionin shqiptar për punësim, përfshirë matja e nivelit të zbatimit në të dy sektorët publikë dhe privatë. FsHDPAK me një grup ekspertësh, ka realizuar një paketë me rekomandime për akte ligjore e nënligjore me fokus aftësimin për punë dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, të cilat janë konsultuar me të gjitha palët e interesuara. Si rezultat i një procesi të vazhdueshëm avokatie, Qeveria Shqiptare ka marrë në konsiderate disa nga këto propozime, pjesë e paketës së prezantuar, ku ndër më të rëndësishmet mund të përmenden, hartimi i VKM nr 248, datë 30 Prill 2014, në zbatim të Ligjit për Nxitjen e Punësimit, dhe Ligji nr. 47/2014, dhe disa shtesa të po këtij Ligji Nr. 9355, datë 10.3.2005, për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore në Vitin 2016, Ligji Nr. 93/2014 Për Përfshirjen Sociale dhe Aksesueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufizuara, Ligji nr. 15/2019 " Për nxitjen e Punësimit i cili parashikon vec të tjerash ngritjen dhe funksionimin e Fondit Social të Punësimit, të dedikuar vetëm për nxitjen e formit profesional, punësimin e vetëpunësimin e personave me aftësi të kufizuara e familjarëve të tyre, Ligji Nr. 57/ 2019 "Për Asistencën Sociale" i cili nuk lejon që pagesa që jepet për shkak të aftësisë së kufizuar të hiqet në momentin e punësimit, ndryshimet në Kodin e Punës, Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar 2016-2020 i cili parashikon ndërhyrje që synojnë që të rritet pjesëmarrja në tregun e punës dhe të promovohen mundësi të barabarta për punë të denjë për personat me aftësi të kufizuara, përmes realizimit të objektivave që fokusohen në përmirësimin e cilësisë dhe shtrirjes së shërbimeve të AFP-së që nxisin përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës; lehtësimin e integrimit të personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës nëpërmjet programeve të nxitjes së punësimit; përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të institucioneve dhe shërbimeve të punësimitetj. Përmes një studimi mbi impaktin e zbatimit të VKM nr 248, në zbatim të Ligjit për Nxitjen e Punësimit, i cili përfshin edhe një analizë të praktikave të vendeve të rajonit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, FSHDPAK ka ofruar në Maj të vitit 2017 dhe po dialogon me Qeverinë Shqiptare, MFE dhe MSHMS, mbi disa rekomandime që do të nxisin garantimin e rehabilitimit dhe formimit profesional dhe punësimit të personave me aftësi të kufizuara.
Ndërmjetësim dhe ofrimi i mundësive për pjesmarrje në stazhe, formim profesional dhe punësim: Deri në vitin 2019 Janë punësuar / vetëpunësuar 267/135 gra dhe vajza persona me aftësi të kufizuara punëkërkues tëpapunë, 40/ 19 të tjerëve u janë ofruar mundësi stazhi dhe226/120 janë ndihmuar për të ndjekur kurse te formimit profesional.
FSHDPAK në partneritet me organizatën Assist Impact dhe me finacim nga USAID, ka ofruar asitencë teknike që ka bërë të mundur një vlerësimi teknik për aksesin fizik të gjashtë qendrave të formimit profesional (Tirana # 1, Tirana # 4, Shkoder, Elbasan, Durrës dhe Vlorë). Bazuar në këtë vlerësim, më tej u realizuan punimet e rikonstruksionit dhe të përmirësimit të infrastrukturës fizike për të garantuar akses (të pjeshëm)për personat me aftësi të kufizuara në ambientet e Qëndrës së Formimit Profesional nr. 4 në Tiranë, dhe akses të plotë në QFP Vlore.Realizimi i përshtatshmërisënë hyrje të Zyrës Rajonale të Punës nëShkodër, gjithashtu shërbeu për ti ardhur në ndihmë punëkërkuesve të papunë me aftësi të kufizuara për të arritur lehtësisht shërbimet e ofruara nga ky institucion, duke kontribuar në rritjen e mundësive për formim profesional, stazhe dhe punësim.
Ndërtim i kapaciteteve dhe rritjee ndërgjegjësimit të shoqërisë për punësimin e personave me aftësi të kufizuar: Është identifikuar dhe krijuar një rrjet me të gjitha palët e interesuara, të cilat konsultohen në të gjitha fazat e zbatimit të projektit. Të gjithë aktorët e përfshirë në programimin dhe ofrimin e mundësive për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, përvetësojnë njohuri përmes shkëmbimit të informacionit dhe ekspertizës teknike. 4 Studime me fokus aspekte të ndryshme të punësimit të personave me aftësi të kufizuara, 4 paketa udhëzuese, mes te cilave një guidë me fokus përshtatjen/akomodimin e arsyeshëm, 2 libra me histori suksesi dhe fletë të ndryshme informative, produkte të medias në nivel kombëtar dhe lokal përfshirë: spote televizive, dokumentarë/ histori suksesi, debate televizive në nivel kombëtar dhe lokal, shumë kronika të aktiviteteve, organizimi i eventeve të ndryshme si: konferenca kombëtare, evente ndërgjegjësuese e promovuese, me pjesëmarrje të gjerë pranë ambjenteve si Kinema Millenium dhe pranë Hotel Rogner Europapark, përfshirë ekspozitë me histori suksesi, ndarje cmimesh për kompani lider që ofrojnë mundësi punësimi për personat me aftësi të kufizuara; ditë informative, seminare e trajnime për familjarë të personave me aftësi të kufizuara, OJF, stafin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Zyrave të Punësimit dhe Inspektoriat të Shërbimeve e Punësimit, MShMS(ish MMSR), ditë informuese e trajnime për kompani të ndryshme, përfshirë për organizatat e biznesit sic janë Dhomat e Tregëtisë dhe Industrisë, Shoqata e Bankave të Shqipërisë, Bussiness Albania, tryeza në nivele ekspertësh, pjesmarrja dhe prezantim i programit në ngjarje të tjera publike, siç janë panairet e punës, seminare dhe konferenca të ndryshme lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, ndarja e praktikave të programit përmes medias sociale në ëeb site dhe face book, të gjitha kanë synuar nxitjen e punesimit si edhe qëndrueshmërinë e ndërhyrjeve të domosdoshme për të garantuar një punësim të denjë për personat me aftësi të kufizuara.