SLID “Integrimi social përmes punës për njerëzit me aftësi të Kufizuara” është një projekt që u zbatua nga 11 partnerë , në kuadrin e programit IPA -Adriatik - Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar, në vendet e pellgut të Adriatikut, dhe përfshiu Kroacinë, Italinë, BiH, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Partneriteti i projektit SLID përfshiu 3 përfaqësues të qeverive lokale/rajonale, 3 institucionet publike, 4 OJF- dhe 1 ekspert për Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme/NVM-ve në mënyrë që projekti të ndikonte efektivisht në nivelet e ndryshme strukturore ndërsektoriale, nga poshtë-lart dhe në krijimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërkufitar. Qëllimi i projektit “Të rrisë kapacitetet e vendeve/komuniteteve në zonat e targetuara për t'iu përgjigjur nevojave të personave me aftësi të kufizuara dhe krijimin e rrugëve të qëndrueshme të bashkëpunimit për integrim social përmes punës, si një koncept inovator që SLID do të ofrojë për transferim dhe për replikim më të gjerë në pellgun e Adriatikut.”