Që nga Dhjetori i vitit 2017, përmes  projektit “Fuqizimi i Njerëzve me Aftësi të Kufizuara përmes Informimit dhe Ndërgjegjësimit”,  FSHDPAK,  me mbështetjen dhe në bashkëpunim me PNUD  po punon që  të fuqizojë njerëzit me aftësi të kufizuara në Bashkitë Dibër, Urë Vajgurore dhe Përmet, me qëllim që ata TË KËRKOJNË dhe TË MARRIN/PËRFITOJNË SHËRBIMET E DUHURA SOCIALE nga autoritetet lokale, duke kontribuar, kështu, në përfshirjen e tyre sociale. Ky projekt po zbatohet në kuadër të Programit “Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind” - Program i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Ndërhyrjet e Projektit

A. Fuqizim përmes informimit:

  • Kryerja e një studimi mbi nivelin e njohurive të personave me aftësi të kufizuara mbi politikën, legjislacionin dhe shërbimet ekzistuese për personat me aftësi të kufizuara.
  • Ndërtimi i një baze me të dhëna dhe informacion mbi politikat dhe legjislacionin ekzistues në fushën e aftësisë së kufizuar, vendosja e informacionit në format elektronik në faqen e internetit të FSHDPAK, si dhe në format të printuar, përfshirë në gjuhë të thjeshtuar, në Braille, në video me audio dhe përkthim në gjuhën shqipe të shenjave.
  • Organizimi i ditëve të infomimit në afro 96 njësi administrative përrreth 1500 njerëz me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre.

B. Mobilizim komuniteti, rrjetëzim dhe ndikim në proceset e vendimarrjes:

  • Krijimi në secilën nga tri bashkitë i grupeve dhe rrjeteve me aktivistë nga komuniteti i
    • të rinjve me aftësi të kufizuara,
    • vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara,
    • fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre
  • Trajnimi i aktivistëve të të tri grupeve mbi cështjet e personave me aftësi të kufizuara dhe mbi advokimin
  • Përfshirja e aktivistëve të trajnuar në realizimin e diteve të informimit, kryesisht në zonat e largëta
  • Angazhimi i aktivistëve në proceset vendimmarrëse të institucioneve vendore për shërbime cilësore për personat me aftësi të kufizuara.

C. Ndërgjegjësim:

  • Kryerja e një sondazhi tek publiku i gjerë për të kuptuar qëndrimet e publikut ndaj personave me aftësi të kufizuara, nivelin e tyre të ndërgjegjësimit dhe pranimit ndaj këtij grupi.
  • Realizimi i një fushate ndërgjegjësimi për të sfiduar qëndrimet shoqërore që pengojnë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.

Publikime

Flete informimi