Që nga muaji Maj i vitit 2022, FSHDPAK po punon për zbatimin e projektit “ Informim dhe fuqizim i personave me aftësi të kufizuara për të kërkuar dhe për të marrë shërbime të kujdesit shoqëror”. Ky projekt po zbatohet në kuadër të Programit “Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind 2” - Program i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Projekti synon të fuqizojë personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht ata që jetojnë në zona të largëta dhe rurale, në bashkitë Rrogozhinë, Divjakë, Patos, Krujë, Kamëz që të ngrejnë zërin dhe të angazhohen vazhdimisht në proceset vendimmarrëse që rezultojnë në një akses më të mire në shërbime cilësore për veten dhe anëtarët e familjes së tyre.Ndërkohë, projekti synon të forcojë kapacitetet e komisioneve multidisiplinare të vlerësimit të aftësisë së kufizuar në pesë qarqe ku ato janë ngritur, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë dhe Vlorë, për vlerësimin e nevojave të personave me aftësi të kufizuara për pajisje lëvizëse dhe më pas sigurimin e tyre.
Ndërhyrjet e projektit do të rezultojnë në: 1. 7500 persona me aftësi të kufizuara që jetojnë në 5 rrethe të synuara nga projekti, do të jenë të informuar mbi shërbimet sociale, nëpërmjet mediave sociale ose materialeve të shtypura dhe atyre audio-vizuale; 2. Banka e informacionit e FSHDPAK së do të përditësohet me informacion të fokusuar në shërbimet e kujdesit shoqëror; 3. Rreth 480 persona me aftësi të kufizuara dhe anëtarët e familjeve të tyre në 5 bashkitë e synuara, duke përfshirë ata në zonat e thella dhe rurale, do të fuqizohen për të kërkuar të drejtat e tyre nëpërmjet sesioneve informuese të organizuara në 60 njësi administrative apo fshatra.; 4. Do të krijohen të paktën 5 grupe/rrjete me bazë komunitare me përfaqësues të DPOve dhe aktivistë me aftësi të kufizuara (një në secilën prej bashkive të synuara), të cilët do të përgatiten.aftësohen për t'u angazhuar në informim, ndërgjegjësim, lobim, advokim dhe në një dialog të qëndrueshëm për vendimmarrjen lokale në lidhje me aksesin e personave me aftësi të kufizuara dhe anëtarëve të familjeve të tyre në shërbime publike cilësore; 5. Forume me pjesmarrjen e grupeve të interesit në secilën bashki, do të angazhohen në diskutime formale me autoritetet vendore për të ngritur dhe adresuar të paktën 3 çështje të identifikuara; 6. Rreth 100 punonjës/anëtarë të 5 komisioneve rajonale multidisiplinare të vlerësimit të aftësisë së kufizuar në Lezhë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë do të forcojnë kapacitetet e tyre për të vlerësuar dhe referuar dhe më pas për t'u ofruar personave në nevojë, shërbimin e karrigeve me rrota; 7. Rreth 500 persona në nevojë për karrige me rrota në rajonet e synuara, do të marrin shërbimin e karrigeve me rrota bazuar në vlerësimin dhe referimin e kryer nga stafi i komisioneve të trajnuara multidisiplinare të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.
Paketa ligjore për shërbimet e kujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuara
- Ligji nr. 121/2016 "Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë"
- VKM nr. 722, datë 11.11.2019 “për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal, dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”
- VKM nr. 518, datë 04.09.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”
- VKM nr. 111, datë 23.2.2018 “Për krijimin dhe funksionimin e fondit social”
- VKM nr. 822, datë 6.12.2006 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuar, në qendrat rezidenciale dhe ditore”
- Plani Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara 2021-2025
- Udhezim nr. 597 date 22.12.2006 "Per miratimin e standardeve te sherbimeve te perkujdesit shoqeror, asistence shtepiake per personat me aftesi te kufizuar"
Paketa ligjore per sherbimet e kujdesit shoqeror per personat me aftesi te kufizuara ne formate te aksesueshme
- Në formatin easy read
- Ne formatin audio
- Paketa per sherbimet shoqerore ne formatin - Sign Language
- Nje factsheet per modelet e sherbimeve
Sherbimi i ofrimit te karrigeve me rrota
Video