ADRF në kuadër të projektit“Rritja e kapaciteteve të Shoqërisë Civile për zbatimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri”, të mbështetur nga European Union in Albania përgatiti platformën e parë online (www.platforma-pak.al) të përshtatur për informimin e personave me aftësi të kufizuara. Sëbashku me World Vision Albania dhe MEDPAK, partnerë në projekt, platforma u prezantua më 31 Janar në një aktivitet të zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Europës.

Platforma është e ndërtuar si një hapësirë interaktive (e-trajnime) ku përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, organizatave të personave me aftësi të kufizuara, persona me aftësi të kufizuara mund të kenë qasje të plotë në informacion e njohuri, në legjislacionin mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe shërbimet, duke përfshirë një librari ( e- bibloteka) me dokumentacion dhe publikime të ndryshme të zhvilluara në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të Shoqërisë Civile për zbatimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri”. Platforma përmbush të gjitha standardet mbi aksesueshmërinë në informacion për personat me aftësi të kufizuara.