Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat e Grave Rome (QDGR) dhe Aleancën kundër Diskriminimit të Komunitetiti LGBT (Aleanca LGBT) po zbatojnë projektin “Promovimi i të drejtave të grave, nga grupet e pafavorizuara, për informim mbi shërbimet e ofruara për gratë e dhunuara, dhe për akses në këto shërbime”, projekt i cili zhvillohet në kuadër të inisiativës “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, Zbatojmë Standartet, Ndryshojmë Mendësitë”, financuar nga Komisioni Europian dhe zbatuar nga UN Women.
Objektivi i këtij projekti është të fuqizojë gratë dhe vajzat në rajonet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Vlorës, të cilat kanë përjetuar apo janë në rrezik të përjetojnë diskriminim dhe dhunë, në mënyrë që të kenë akses në shërbime cilësore për gratë e mbijetuara ndaj dhunës. Për këtë qëllim, FSHDPAK dhe organizatat bashkëpunëtore do të: (i) sigurojnë informacion të aksesueshëm për gratë me aftësi të kufizuara, gratë nga komuniteti Rom dhe Egjiptian, komuniteti LGBT dhe grupet e tjera për shërbimet e ofruara në këtë fushë si dhe të drejtë e tyre për të përdorur këto shërbime (formate alternative do të përgatiten për gratë me aftësi të kufizuara përfshirë gratë që nuk shikojnë, nuk flasin dhe dëgjojnë dhe gratë më aftësi të kufizuara intelektuale; (ii) përfshijnë dhe rrisin kapacitetet e organizatave të grave dhe organizatave të fokusuara në të drejtat e minoriteteve dhe grupeve të pafavorizuara për të informuar gratë e komuniteteve me të cilat punojnë dhe për t’u lehtësuar aksesin në shërbime të ndryshme për gratë viktima të dhunës; (iii) ndërgjegjësojnë dhe rrisin kapacitetet e ofruesve të shërbimeve publike për detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar.
- Dokument orientues - Gratë me aftësi të kufizuara në statistikat për gratë viktima të dhunës
- Dokument orientues - Aksesueshmëria në shërbimet për gratë viktima të dhunës
- Dritë në fund të tunelit të dhunës
- Udhëzime se si të kërkoni ndihmë juridike fillestare përmes platformave online
- Spot - Zëri
- Udhëzues për ligjin mbi ndihmën juridike të garantuar nga shteti - Version në gjuhën e shenjave
- Udhëzues për ligjin mbi ndihmën juridike të garantuar nga shteti - Version audio
- Udhëzues për ligjin mbi ndihmën juridike të garantuar nga shteti - Version i thjeshtuar
- Udhëzues për ligjin mbi ndihmën juridike të garantuar nga shteti - Version i thjeshtuar në gjuhën rome
- Udhëzues për shërbime gjithëpërfshirëse për gratë me aftësi të kufizuara, gratë rome dhe egjiptiane dhe LBT që përballen me dhunë me bazë gjinore dhe në familje
- Përfshirja në kuadrin ligjor e grave nga komunitete të pafavorizuara
- Udhëzues për nxitjen e bashkëpunimit mes organizatave
- Protokoll për planifikimin e sigurisë për viktimat e dhunës
- Udhëzues - "Së bashku kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave nga grupet e pafavorizuara" në shqip
- Udhëzues - "Së bashku kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave nga grupet e pafavorizuara" në gjuhën rome
- Udhëzues në gjuhën e shenjave - "Së bashku kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave nga grupet e pafavorizuara"
- Spot - "Së bashku kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave nga grupet e pafavorizuara"